Topi-Sekui Aspirata e shqiptareve per integrim mbetet perparesi
Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi një takim pune me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui, i cili i dorëzoi atij zyrtarisht Raportin e Përparimit për Shqipërinë për vitin 2010-2011 të përpiluar nga Komisioni Evropian.
Presidenti Topi vuri në dukje se aspirata e qytetarëve shqiptarë për integrim në BE vijon të mbetet përparësia jonë kryesore.
“Ne do ta lexojmë Raportin e Përparimit me kujdes e me shumë vëmendje duke qenë të vendosur të ecim përpara në këtë rrugëtim integrues”, - theksoi ai - “por do të vazhdojmë t’i inkurajojmë e t’i nxisim aktorët politikë që të adoptojnë një sjellje të vërtetë evropiane. Këta aktorë kryesorë politikë duhet të gjejnë rrugën e komunikimit normal politik dhe dialogut të duhur institucional, që mungon prej kohësh duke u bërë edhe arsyeja kryesore për mosarritjen e objektivit të marrjes së një vlerësimi pozitiv nga Bashkimi Evropian”.
Ambasadori Sekui theksoi edhe njëherë se Raporti i Përparimit 2011 i Komisionit Evropian, i cili paraqet në mënyrë objektive situatën aktuale, do të shërbejë si një mjet i rëndësishëm për rrugëtimin e ardhshëm integrues të Shqipërisë dhe plotësimin e standardeve nga ana e saj.