Sequi Dialogu mes paleve duhet te nise ne menyre urgjente
“Dialogu mes palëve duhet që të nisë në mënyrë urgjente.
Nëse do të plotësoheshin të 12 kërkesat e Komisionit Evropian, atëherë për Shqipërinë do të nisnin negociatat për statusin e kandidatit”.
Kështu u shpreh ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi, gjatë një konference të posaçme për shtyp, pasi ia ka dorëzuar progres-raportin e KE-së edhe kryetarit të opozitës.
Duke shtuar se qeveria ka përgatitur një plan-veprim për përmbushjen e këtyre 12 pikave.
“Progresi është penguar nga vazhdimi i ngërçit politik. Ai e ka penguar shumë procesin e integrimit.
Pengesa ka paraqitur edhe mosvotimi i ligjeve me 3/5-at e votave”, tha ai.
Duke theksuar më pas edhe arritjet e bëra deri tani nga qeveria, ku përmendi mes tyre atë të punës së madhe për përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian.
Përfaqësuesi i lartë evropian në Tiranë tha se Shqipëria ka nevojë të bashkojë fuqitë e veta përreth një objektivi të vetëm, siç është integrimi në Bashkimin Evropian.
“Kërkohet që të ketë bashkëpunim konstruktiv mes pozitës dhe opozitës", tha ai.