E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ne eki konfirmohet vullneti per te zgjeruar bashkepunimin

Çekia konfirmon vullnetin për të zgjeruar bashkëpunimin me Shqipërinë, në fusha të interesit të përbashkët.

Kryetari i senatit çek, Milan Steç, gjatë takimit që pati në Pragë me kryeparlamentaren Topalli tha se Çekia mund të bëjë më shume për ta ndihmuar Shqipërinë në rrugën e integrimit.

“Shteti çek mund të bëjë shumë për Shqipërinë, jo thjesht si mbështetëse, por edhe të ofrojë përvojën e tij, në interes të vendit tuaj. Ne kemi mirëpritur anëtarësimin tuaj në NATO, të bindur se i shërben sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan, një prioritet ky i politikes Çeke për një zhvillim paqësor në gjithë Europën. Keni mbështetjen nga mazhoranca dhe opozita çeke”, tha ai.

Nga ana e saj, kryetarja Jozefina Topalli u shpreh e kënaqur që marrëdhëniet parlamentare mes dy vendeve tona kanë avancuar dukshëm. Ajo shprehu mirënjohjen e saj për ratifikimin nga ana e Çekisë së MSA, për përkrahjen në rrugën e anëtarësimit në NATO, si dhe mbështetjen për heqjen e regjimit të vizave mes Shqipërisë dhe vendeve të zonës Shengen.

Topalli e cilësoi këtë vizitë si një tjetër mundësi e jashtëzakonshme dhe një bazë e shkëlqyer për inkurajimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera.

“Shqiptarët janë popull me energji. Shqipëria ndonëse e rrethuar nga kriza dhe vende me probleme ekonomike, nuk njohu recesionin. Pavarësisht efekteve të krizës ajo ka një rritje të qëndrueshme prej 4%. Eksportet njohën 300 % rritje. Anëtarësimi në NATO jo vetëm na motivoi, por ishte një shans që Shqipëria të ecë më shpejt”, vlerësoi kryetarja Topalli.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›