Meta Rol me te madh ne rajon per energjine
Investimet e shumtat bera gjate viteve te fundit ne tregun e energjise e kane kthyer kete sektor ne nje prej me te suksesshmeve te viteve te fundit. Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta u shpreh dje gjate 15-vjetorit te krijimit te Entit te Rregullator te Energjise ERE se synimi i qeverise eshte qe te kete nje rol me te madh ne fushen e energjise ne rajon dhe te nxise cdo investim qe synon projekte te tilla. Ne ceremonine e zhvilluar per 15-vjetorin e ketij institucioni Meta u ndal ne rendesine qe i eshte kushtuar ketij sektori dhe rritjes se investimeve. Qeveria shqiptare do te vazhdoje ti jape mbeshtetje te metejshme biznesit vendas dhe te huaj per te investuar akoma me shume ne zhvillimin e burimeve te tjera energjetike pasi ekzistojne projekte te realizueshme dhe hapesirat ligjore per konkretizimin e tyre. Ne do te perkrahim cdo nisem qe fuqizon poziten energjetike te Shqiperise ne rajon dhe njekohesisht do te kemi nje rol shume aktiv ne zhvillim e tregut rajonal te energjise tha Meta gjate fjales se tij. Ai theksoi se gjate viteve te fundit asnje fushe tjeter e ekonomise nuk ka arritur te terheqe investime sa energjia nga kompani te huaja dhe vendase. Per kete qellim ai u shpreh se keto investime do te sjellin transferimin e gjithe sistemi energjetik duke synuar modernizimin e tij. Jam i bindur se keto investime po e transformojne dhe do ta transformojne rrenjesisht ekonomine shqiptare nga nje ekonomi thellesisht e varur nga problemet e furnizimit me energji ne nje ekonomi ne zhvillim te shpejte te mbeshtetur ne nje sektor energjetik te fuqishem te paster te rendesishem per rajonin tone dhe njekohesisht paraprires te zhvillimit ekonomik te vendit u shpreh dje ministri i Ekonomise.
Privatizimi
Privatizimi i sistemi te shperndarjes se energjise per kreun e ministrise se Ekonomise Ilir Meta nuk duhet konceptuar si nje transferimi perfundimtar i pergjegjesive. Meta tha dje se qeveria do te punoje per permiresimin e sherbimit ne te mire te konsumatoreve. Ne nuk e konsiderojme si pergjegjesi te transferuar me reformen e privatizimit por do te vazhdojme te punojme se bashku me Operatorin e Shperndarjes ne vend ne menyre te tille qe frytet e zhvillimit te sektorit energjetik te vendit te gezojne me se miri ne radhe te pare konsumatoret shqiptare tha dje Meta.