Berisha-Orban: Paketë e re reformash në Shqipëri

Përtej kësaj, dy kryeministrat kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet midis dy vendeve, ky kreu i qeverisë hungareze vlerësoi rolin e Shqipërisë në Ballkan.
“Mes Shqipërisë dhe Hungarisë ka shumë e shumë vite që ka lidhje diplomatike dhe pikërisht, ne festojmë edhe 90 vjetorin e lidhjeve diplomatike mes dy vendeve. Duhet të dimë se Shqipëria është një vend që sa vjen e rritet më lartë, GDP-ja është në rritje vit për vit. Duke pasur parasysh stabilitetin e Ballkanit, duhet të themi se Shqipëria është një nga faktorët kryesor për këtë stabilitet në rajon. Unë mendoj se roli i Shqipërisë do të ndryshojë dhe do të zmadhohet shumë në vitet e ardhshme”, theksoi Orban.
Ai shton se vendet e Ballkanit duhet të jenë në Bashkimin Evropian, teksa nënvizon se Shqipëria duhet pjesë e këtij unioni.Për sa i përket marrëdhënieve dypalëshe, Orban tha se “duhet të fokusohemi vetëm në ekonominë. Është vërtetë e trishtueshme nëse shohim se nuk i kemi shfrytëzuar mundësitë ekonomike që u jepen të dy vendeve tona”.
Nga ana e tij, Berisha teksa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Hungarisë për integrimin, kujtoi marrëdhëniet historike midis dy vendeve. Kryeministri shqiptar tha se 100 vite më parë, Shqipëria pat mbështetje nga Austro-Hungaria. Ai kujtoi më tej zhvillimin ekomomik vitet e fundit dhe veçanërisht investimet në fushën e energjisë së rinovueshme.
“Shqipëria po ndërton një infrastrukturë tërësish të re rrugore, ku kompani nga e gjithë bota po marrin pjesë në tenderët në ndërtimin e kësaj infrastrukture. Kompanitë hungareze janë të mirëpritura në këto drejtime.Për qeverinë time arsimi ka një rëndësi parësore, ndaj ne duhet të përfitojmë nga standardet e arsimit në Hungari. Kryeministri më premtoi se do të rritet bursat për shqiptarët dhe ky është një lajm shumë i gëzuar. Ne duhet të bashkëpunojmë ngushtësisht në fushën e bujqësisë dhe në të gjitha fushat e tjera”, tha Berisha.
I pyetur për reformat e mëtejshme, Berisha, tha se qeveria shqiptare është e vendosur në këtë drejtim, duke garantuar rritje ekonomike. “Garantimi i rritjes do të jetë faktor kryesor në përcaktimin e ndërtimit të së ardhmes. Kështu që ne jemi të vendosur të vazhdojmë reformat. Ne jemi ndikuar nga kriza dhe nuk është se nuk kemi pasur ndikime, por nuk kemi rënë në recension dhe tani po punojmë për një paketë të re reformash, në mënyrë që të përshtatim ekonominë shqiptare në rrethanat e reja të krijuara nga globalizmi, në një botë post perëndimore”, tha Berisha. /S.Lleshi/Start/
2012-03-19 16:24