E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Osetia s'ngjan me Kosoven

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha tha dje se nuk ka asnje ngjashmeri mes ngjarjeve ne Gjeorgji dhe shtetit me te ri Kosoves. Menjehere pas mbylljes se vizites ne Kine, kreu i qeverise hodhi poshte paralelizmat mes ngjarjeve ne dy shtetet. Nga ana tjeter, Berisha komentoi takimin e tij me Presidentin e Serbise, Boris Tadic si dhe urimin qe i beri ne emer te qeverise per zgjedhjen ne menyre demokratike, duke kerkuar thellim te marredhenieve. Por jashte vemendjes nuk ka lene ne kete konference per shtyp dhe berjen publike te kerkeses ndaj Kines per njohjen e Kosoves si shtet i pavarur. Pavaresisht se ka deklaruar se Kina, ne momentin kur Kosova u shkeput nga fuqite e medha ne fillim te shekullit te 20-te nga shteti ame, nuk kishte te drejte vendimi.

Perplasja

"Kategorikisht nuk ka asnje paralelizem mes ngjarjeve ne Gjeorgji dhe Kosoves. Eshte thjesht tendenca per krijimin e Bashkimit Sovjetik". Keshtu u shpreh dje kryeministri Sali Berisha ne nje reagim per mediat, ne mbyllje te vizites se tij ne Kine. Kreu i qeverise beri te qarte se qeveria qe ai drejton shpreh mbeshtetjen e plote totale per integritetin dhe sovranitetin e Gjeorgjise. "Ajo qe po ndodh eshte nje ngjarje jashtezakonisht e rende. Kjo eshte qartesisht nje perpjekje drejt krijimit te Bashkimit Sovjetik Eshte nje shfaqje e ekspansionizmit rus ndaj nje vendi te vogel", theksoi Kryeministri Berisha. Sipas tij, Rusia ka dyndur me forcat e saj ushtarake ndaj nje vendi te lire, ndaj nje vendi demokratik dhe uroi qe ky konflikt te zgjidhet sa me pare. "I bej thirrje komunitetit nderkombetar per nje reagim te fuqishem, per te ndalur keto sulme ndaj nje vendi te lire, per te garantuar sovranitetin dhe integritetin e ketij vendi demokratik", vijoi kryeministri. Sipas Berishes, nuk mund te perdoren minoritetet per nderhyrje ushtarake, sepse kudo ka pakica dhe ne se perdoren pakicat, ne se perdoret forca ushtarake, atehere rendi nderkombetar eshte ne rrezik te madh. Trupat ruse moren ne kontroll kryeqytetin e rajonit separatist te Gjeorgjise, Osetine Jugore, nen argumentin e rivendosjes se paqes. Marrja u arrit pas nje beteje treditore, ndersa forcat gjeorgjiane u terhoqen.

Takimi me Tadic

Kryeministri Sali Berisha kerkon thellim te marredhenieve me Serbine. Kete gje ai ja beri te ditur gjate nje takimi ne Kine dhe vete presidentit serb, Boris Tadic. Pasi e pershendeti e uroi per zgjedhjen e tij ne krye te shtetit, Berisha deklaroi se marredheniet mes dy vendeve duhet te zhvillohen drejt se ardhmes se perbashket evropiane. "Kam pershendetur fitoren e partise se tij, si nje zhvillim shume pozitiv per Serbine. Dua tu bej me dije, se edhe me pare, Kryeministrit Koshtunica dhe tani Kryeministrit Cvetkovic dhe Presidentit Tadic u deklaroj se marredheniet tona duhet te zhvillohen drejt se ardhmes se perbashket evropiane qe kemi. Pavaresia e Kosoves eshte interesi me i mire i rajonit", u shpreh dje kryeministri. Sipas tij, ky eshte interesi me i mire edhe i Serbise sepse i jep mundesi te shkeputet nga e shkuara e saj. "Ne cdo rrethane, ceshtja e Kosoves nuk ka qene nje problem midis Shqiperise dhe Serbise dhe nuk kam pranuar kurre qe kjo ceshtje te jete nje problem midis ketyre dy vendeve, sepse nuk ka qene i tille", vijoi kreu i qeverise. Perkundrazi, per Berishen ky eshte problem i komunitetit nderkombetar, i qytetareve dhe udheheqjes politike te Kosoves dhe natyrisht dhe Serbia ka qene pjese, nuk mund te mohohet. Rozeta Rapushi

Pershendetja

Te pershendesesh me dy gishta nuk do te thote vetem nje shenje qe simbolizon siglen e PD-se por edhe urim per fitore. Me pak fjale, dje kryeministri Sali Berisha u mundua te sqaroje pershendetjen me dy gishta lart qe ai i beri ne Kine, sportisteve tane qe merrnin pjese ne lojrat olimpike. "Shenja e dy gishtave e ngritur lart eshte simboli i fitores. Une nuk mund te mos i uroja fitoren sportisteve tane, ne kete eveniment kaq te rendesishem", sqaroi dje kreu i qeverise.

Vendimi

Kina merr persiper te rimekembe infrastrukturen shqiptare. Ne nje takim me Kryeministrin Shqiptar, Sali Berisha, homologu Uen Jiabao pranoi qe qeveria e tij te jape nje kredi te bute per Shqiperine per permiresimin e infrastruktures. Per kete arsye mes dy vendeve u nenshkrua dhe nje marreveshje partneriteti strategjik per nxitjen e bashkepunimit ekonomik. Kete vit mes dy vendeve eshte dhe 60 vjetori i krijimit te marredhenieve diplomatike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›