Emigrantet, greket premtojne zgjidhje
Blerim Kore
Me qindra automjete dhe emigrante vazhdojne te hyjne keto dite pushimesh verore ne token shqiptare nepermjet doganes se Kakavijes. Dogana me e madhe e Jugut, vazhdon te perballoje nje fluks te renduar levizjesh ne te dyja anet e kufirit shqiptaro-grek. Vetem gjate kesaj vere kane kaluar traun per te udhetuar me pas ne drejtim te vendlindjes rreth 130 mije emigrante. Eshte ora 12:00 e se henes (dje), dhe karvani i autobuseve dhe automjeteve private qe kalojne doganen greke per te hyre me pas ne sportelet e kontrollit te Kakavijes shqiptare duket se nuk ka te mbaruar. Prej oreve te para te se shtunes dhe duke vazhduar gjate gjithe fundjaves eshte shenuar nje nder flukset me te larta te levizjes gjate viteve te fundit. "Vetem gjate dites se shtune ne sportelet tona te kontrollit jane perpunuar dokumentet per rreth 11 mije kembesore", pohon komandanti i policise kufitare, Elton Papa. I larte ka vazhduar te jete fluksi i hyrjeve edhe gjate dites se diel dhe te hene. Doganen shqiptare dhe greke e lidh nje vargan i gjate makinash, siluetat e se cilave shkelqejne nen diellin e Gushtit. Gjate oreve te para te se dieles kane hyre ne token shqiptare rreth 1 mije automjete. "Vetem gjate fundjaves kemi perpunuar rreth 80 autobuse te linjave shqiptare dhe greke te transportit te udhetareve", pohojne drejtuesit e policise ne Kakavije. Aktualisht dogana shqiptare dhe greke punojne me nje numer te rritur sportelesh. Numerohen 8-10 sportele per kontrollin e dokumenteve. Sipas drejtuesve te policise se Kakavijes, gjate kontakteve qe ata kane zhvilluar me drejtues te policise greke, kane marre konfirmimin se do te punohet per shmangien e radheve te gjata dhe oreve te pritjes", shprehet Papa. Megjithate si shkak i fluksit te renduar te levizjes dhe numrit te madh te automjeteve private shpesh emigranteve i eshte dashur te presin per ore te tera gjate perpunimit te dokumenteve ne doganen greke, ku ka vetem 4 sportele. Nderkohe gjate ketyre diteve nuk eshte shenuar asnje rast ne lidhje me cenimin e rendit publik. "Si shkak i fluksit te renduar te levizjes ne kemi marre nje sere masash per te mbajtur nen mbikeqyrje rendin publik", thone drejtuesit e policise se Kakavijes. Aktualisht efektivi policor eshte ne gatishmeri te plote per te mbikeqyrur fluksin e renduar te levizjes dhe qarkullimit ne mjediset e doganes shqiptare. Nderkohe kontrollohen imtesisht te gjitha bagazhet e automjete private dhe autobuseve qe udhetojne nga Greqia ne drejtim te Shqiperise. Pergjate rruges kombetare Kakavije-Gjirokaster-Tepelene, nga ana e efektiveve te policise rrugore jane ngritur nje numer i konsiderueshem postblloqesh policore te cilat mbajne nen kontroll trafikun e renduar me qellim shmangien e aksidenteve automobilistike gjate udhetimit.
"Pritem disa ore ne doganen greke"
Marjeta Koja eshte emigrante qe kthehet ne Shqiperi cdo vit per pushime verore.
"Po kthehemi ne vendin tone per te kaluar pushimet verore. Do te ishte mire qe ne raste te tilla ne dogane te shmangeshin radhet e gjata, pasi kemi disa ore qe presim per te hyre ne Shqiperi. Pothuajse e njejta situate perseritet cdo vit dhe mendoj se eshte e lodhshme per njerezit qe te qendrojne ne radhe. Shpresojme qe gjate kesaj kohe ketu ne Shqiperi te kene ecur gjerat per me mire. Nuk eshte normale qe te qendrosh per ore te tera ne radhe, kur mund te shtosh sportelet", thote ajo.
"Me shume ore ne radhe se ne udhetim"
Sokol Shehajt i eshte dashur me shume te prese ne radhe per kalimin e kufirit sesa te udhetoje per te mberritur prane te afermve te tij kete muaj pushimesh. "Perfituam nga pushimet ne Greqi per t'u kthyer keto dite ne Shqiperi. Kam udhetuar disa ore por me shume me eshte dashur te pres ne dogane per te hyre ne token shqiptare. Ndoshta shtimi i sporteleve do te lehtesonte disi emigrantet, te cilet presin per te kontrolluar dokumentet. Me thene te drejten me ka marre malli per miqte dhe te afermit e mi. Shpresoj t'ia kaloj mire me pushime ketu", shprehet Sokoli.
"Kur kalova s'kishte radhe te gjata"
Petrit Vasaj ka qene me fat, pasi diten e djeshme ka kaluar kufirin ne nje moment kur radhet nuk ishin te gjata. "Kemi ardhur ne Shqiperi me pushimet e Veres. Ne momentin qe erdha ne dogane nuk ndesha radhe te gjata, por me sa kam degjuar, te shtunen dhe te dielen, emigranteve u eshte dashur te presin me ore te tera ne krahun e kufirit grek. Rruga ka qene disi e gjate, por une deshiroj te takoj te afermit e mi. Me thene te drejten kam disa kohe qe nuk i kam pare por mesa kam folur ne telefon kane qene mire. Uroj qe ne kthim pritja ne dogane te mos jete e gjate", perfundon Petriti.
"Autoritetet te na mbeshtesin per problemin"
Arjan Kola ka zgjedhur pikerisht diten e hene per t'i shpetuar radheve, ndersa kerkon mbeshtetje nga autoritetet. "Kisha degjuar qe ne dite te caktuara te javes ne Kakavija ka radhe, prandaj erdha ketu diten e sotme (e hene), dhe me sa kam pare nuk kam ndeshur radhe te gjata. Por do te ishte mire qe emigrantet qe jetojne ne Greqi te mbeshteteshin dhe te mos ndeshnin ne radhe pritjeje ketu ne dogana, pasi edhe rruga e gjate eshte nje stres me vete. Une deshiroj qe keto pushime t'i bej ketu ne Shqiperi, nderkohe qe cmallem disi edhe me te afermit e mi", thote Arjani.
"Dukuria e radheve te gjeje zgjidhje"
Eduart Bido udheton me mjetin e tij drejt Shqiperise per disa dite pushimesh. "Udhetova ne fillim jave ne drejtim te Shqiperise me qellim qe te mos ndeshja radhe ketu ne Kakavije. Ka pasur raste kur vitet e tjera kam pritur disa ore ne radhe, si shkak i numrit te madh te emigranteve. Por sot nuk kam ndeshur radhe te gjata ketu ne Kakavije. Vendosa qe edhe sivjet pushimet t'i kaloj ne Shqiperi. Shpresoj qe ketu gjerat te kene ecur per mire dhe qe kur te kthehem te mos ndesh ne radhe gjata. Mire eshte qe kjo dukuri te gjeje nje zgjidhje", tregon Eduarti.
"S'e kuptoj pse nuk shtohen sportelet"
Aranit Lekaj e shikon zgjidhjen e problemit vetem tek numri i sporteleve dhe shpreh habine se si nuk merren masat. "Cdo vere ne kete periudhe ketu ne Kakavije ka dyndje emigrantesh dhe radhe te gjata. Do te ishte mire qe per te lehtesuar lodhjen e tyre te kishte me shume sportele per kontrollin e dokumenteve. Mesa kam kontaktuar, ne Greqi gjenden ende emigrante qe deshirojne te udhetojne per te kaluar pushimet ketu ne Shqiperi. Por duket se radhet ne dogane dhe burokracite i mbajne larg dhe i trembin per te ndermarre kete udhetim. Shpresoj t'ia kaloj mire", thote ai.