E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret gruan ne sy te niperve

TIRANE - Nje 79-vjecar ka qelluar per vdekje me cifte, gruan e tij. Selman Lala 79 vjec, ka vrare mengjesin e djeshem gruan e tij, Sofie Lalan, 76 vjece. Ngjarja e rende ka ndodhur ne oren 10:50 minuta, ne lagjen e Kombinatit, ne afersi te varrezave te Sharres. Plaku ka shkuar ne banesen e tij, ne gjendje te dehur. Per kete gje ka nisur dhe zenka me bashkeshorten e tij, e cila i kerkonte qe te mos konsumonte me alkool. Por kete gje se ka pranuar ai, duke bere qe debati te shkonte ne ekstrem, kur 79-vjecari te merrte armen e tij, dhe te qellonte mbi bashkeshorten e tij. Ne shtepi mesohet se kane qene nipat dhe mbesat e ciftit, pasi dy djemte ishin ne pune. Kane qene fqinjet qe kane njoftuar policine si dhe femijet e viktimes. Kane qene uniformat blu te Komisariatit numer 6, te policise qe kane ndaluar autorin e vrasjes.

Ngjarja

Pasi kishte dale prej disa oresh nga shtepia Selman Lala, eshte rikthyer ne banesen e tij. Por kishte konsumuar sasi te medha alkooli. Ky ka qene shkaku qe eshte nisur debati mes dy bashkeshorteve. Pasi jane zene per disa minuta, plaku 79-vjecar ka shkuar ne dhomen e pritjes dhe ka marre ciften qe e kishte me leje. Pasi e ka mbushur ka qelluar mbi gruan e tij, qe ndodhej ne kuzhine. Nje plumb ka dale nga arma duke i marre jeten bashkejtueses se tij, per me shume se gjysme shekulli. Alarmin e kane dhene femijet qe kane qene aty. Keta kane shkuar tek fqinjet duke i njoftuar per ate qe kishte ndodhur. Keta te fundit kane marre ne telefon uniformat blu si dhe djemte e viktimes dhe autorit. "Ne momentin kur ndodhi vrasja, nuk ka pasur njeri ne shtepi. Ne oborr kane qene duke lozur nipat dhe mbesat", thane dje, burime zyrtare nga uniformat blu te kryeqytetit. Keta te fundit kane shkuar menjehere ne shtepine ku ka ndodhur vrasja dhe kane bere arrestimin e plakut, nderkohe qe ekspertet kane bere keqyrjen e vendit te ngjarjes. "Motivi i ketij krimi brenda familjes eshte grindje mes bashkeshorteve, ku autori dyshohet se ka qene ne gjendje te papergjegjshme, per shkak te alkoolit qe kishte konsumuar", tha diten e djeshme Policia e Tiranes. Pas arrestimit 79-vjecari ka pohuar se nuk dinte cfare po bente dhe ka kerkuar falje per ngjarjen. Pas mberritjes, policia ka sekuestruar ne banesen e familjes Lala armen e krimit, ciften, te cilen 79-vjecari Lala e mbante me leje.

Deshmia

Ka pohuar dhe vete Selman Lala, se ka qene i ndikuar nga alkooli kur ka bere krimin e rende. "Isha nen efektin e rakise kur zura me gruan. Nuk e mbaj mend por vetem kam shkuar kam marre ciften dhe kam qelluar mbi te", ka deklaruar para inspektoreve te krimit kunder personit, autori i dyshuar qe ndodhet ne gjendje paraburgimi. Policia beri te ditur se ka mbledhur te dhenat dhe fakte ne lidhje me ngjarjen e rende te ndodhur mengjesin e djeshem ne familjen Lala.

Ngjarja e rende ka ndodhur ne banesen e familjes Lala ne afersi te varrezave te Sharres ne Kombinat, ne oren 10:50, tha policia e kryeqytetit gjate dites se djeshme. Sipas ketyre te fundit ngjarja e rende ka ndodhur per shkak te grindjes mes dy bashkeshorteve per konsumimin e alkoolit, nga ana e 79-vjecarit Selman Lala. Nderkohe qe gruaja e tij, i kishte kerkuar disa here qe ai te abuzonte me me pijen, por sic duket nuk eshte arritur ne nje mirekuptim dhe ndodhi dhe vrasja me cifte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›