"Kina, nje vend mik"
Nje nga temat me te prekura gjate vizites se Kryeministrit Sali Berisha ne Kine, ishte ceshtja e njohjes se pavaresise se shtetit me te ri, Kosoves. Kreu i qeverise beri te ditur dje se kete shqetesim e diskutoi me personalitete te Kines, si kryeministrin Uen Jiabao e Ministrin e Marredhenieve me Jashte. "Pikepamja ime eshte se Kina, ky vend mik, nuk ka qene bashkautor ne padrejtesine e madhe historike qe iu be Shqiperise dhe shqiptareve nga fuqite e medha, te fillimit te shekullit qe shkoi. Ne kete kontekst, njohja e Kosoves do te ishte nje kontribut shume i rendesishem i ketij vendi te madh ne paqen dhe stabilitetin ne rajon", vleresoi Berisha. Sipas tij, dihet pikepamja e pales kineze, te cilet duke respektuar vullnetin e popujve per vetevendosje mendojne se dialogu midis Prishtines dhe Beogradit duhet te vazhdonte.