E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjaken rruget, dje 12 viktima

Emigrantet nuk sjellin vetem fluks makinash dhe trafiku ne rruget kombetare e urbane, por edhe aksidente te pergjakshme. Dy te vdekur dhe dhjete te plagosur eshte bilanci i dites se djeshme, kurse policia ka mundur te ndaloje drejtuesit e mjeteve qe kane shkaktuar demtimet dhe nuk kane identifikuar ende autorin e nje ngjarjeje me pasoje vdekjen e nje 18-vjecari nga Sukthi i Durresit. Harta e ngjarjeve perfshin qytetet e Tiranes, Korces, Tepelenes, Durresit, Elbasanit dhe Fushe Krujes. Dy viktimat jane shenuar ne qytetin bregdetar dhe ne Tepelene, ku nje drejtues mjeti perfundoi ne gremine, kurse nje i ri u gjet i vdekur dhe ne vendngjarje u pane gjurme te gomave te makines. Ndersa ne Fushe Kruje, dasma per pak sa nuk eshte kthyer ne mort per nje familje, qe ka shpetuar per fat te mire me dy te lenduar rende dhe tre me lehte. Shkaqet sipas policise mbeten pakujdesia, shpejtesia dhe pagjumesia.

Durres

Dy aksidente me nje te vdekur dhe nje te plagosur rende kane ndodhur ne qytetin bregdetar te Durresit duke u zbardhur dita e djeshme. Nje 18 vjecar nga Sukthi u gjet i vdekur ne rrethana misterioze buze rruges automobilistike ne aksin qe lidh Sukthin me Manzen. Policia dyshon se viktima Tofik Bishti, eshte perplasur nga nje makine e cila eshte larguar me pas nga vendi i ngjarjes duke mos i dhene ndihme te demtuarit. Policia po heton edhe per nje ngjarje te qellimshme, ndersa ne vendngjarje zbuloi gjurme gomash te mjetit pas frenimit. Paraprakisht behet e ditur se ka qene nje aksident, por ende nuk eshte zbuluar nese ka qene i qellimshem dhe autori i ngjarjes. Po dje ne qytetin e Durresit eshte plagosur rende nje i moshuar 85 vjecar qe u dergua ne spital, kurse policia ndaloi drejtuesin e mjetit.

Tepelene

Nderkohe qe ne Tepelene, nje makine eshte gjetur ne humnere ne rrugen qe te con per ne Progonat, nje kilometer ne dalje te fshatit Bence. Pas nje telefonate te bere nga nje bari, grupi hetimor shkoi ne vendngjarje dhe u konstatua se ne vendin e quajtur Ura e Skaranit, automjeti tip "Fiat", me targa TP 0967 B, i cili drejtohej nga Selami Qeli, 48 vjec, ka dale nga rruga duke rene ne humnere rreth 30 metra te thelle. Ne aksident ka gjetur vdekjen shoferi, ndersa shkak mendohet te jete pakujdesia ose pagjumesia.

Fushe Kruje

Pergjaken serish rruget e Fushe Krujes. Vetem nje dite pas demtimit te gjashte personave ne dy aksidente, te gjithe emigrante te sapo kthyer nga Gjermania e Greqia, vjen dhe nje tjeter aksident i rende. Nje makine tip "Benz" eshte perplasur me nje kamion ne oret e para te mengjesit te djeshem, duke lene te plagosur pese persona pjestare te nje familje, dy prej tyre ne gjendje te rende. Drejtuesi i mjetit, Ali Stafuku, po kthehej nga nje dasme tek te afermit e tij ne Kruje. Sipas policise rrugore mesohet se Stafuka ishte me banim ne Fushe Kruje dhe kthehej nga festa ne oren 04:00 te mengjesit. Kamioni ka qene i parkuar ne ane te rruges. Dy prej te demtuarve jane ne gjendje kritike per jeten dhe u derguan ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Nga hetimi i kryer mesohet se shkak ka qene pagjumesia e drejtuesit te mjetit.

Korce

Nje emigrant nga qyteti i Shkodres u arrestua vetem pak minuta pasi kaloi doganen e Kapshtices diten e djeshme. Shkak eshte bere dalja se bashku me mjetin e tij nga rruga, duke sjelle aksidentimin e bashkeshortes dhe djalit 17-vjecar. Ngjarja ka ndodhur ne superstraden ne ndertim, Korce-Qafe Plloce. Policia tha se ndaloi 49 vjecarin Bujar Hazizi, ne afersi te fshatit Bulgarec. Automjeti tip "Hyndai", me targe greke PMN 7095, i drejtuar nga 49 vjecari Hazizi, ka dale nga rruga ne afersi te Ures se Bulgarecit duke shkaktuar plagosjen e dy te afermve te tij, F. Hazizi, 42 vjece dhe Y. Hazizi, 17 vjec. Te dy te aksidentuarit jane shtruar ne spitalin civil te Korces, ku sipas te dhenave te para qe i referohen burimeve mjekesore, ndodhen jashte rrezikut per jeten.

Elbasan

Aksidenti automobilistik ne aksin rrugor Elbasan-Peqin plagosi rende nje motociklist. Ngjarja ndodhi rreth ores 13:30 te dites se djeshme, ne afersi te fshatit Vidhas. Automjeti me targe LB 2340A, i drejtuar nga Tomorr Skura, eshte perplasur me nje motor te drejtuar nga Enver Motraxhiu. Si pasoje e perplasjes eshte demtuar rende Motrazhiu, qe u dergua ne spitalin kirurgjik te Elbasanit dhe ndodhet ne gjendje serioze per jeten. Sipas policise se qarkullimit rrugor, shkaku i aksidentit ka qene nderprerja e rruges automjetit nga motociklisti.

Tirane

Perplasja me trafik ndaresen ne hyrje te qytetit te Tiranes ka sjelle plagosjen e nje pasagjeri dhe shoqerimin e drejtuesit te nje motori. Policia tha se mori nen hetim Dritan Docin, 29 vjec, per plagosjen e 26-vjecarit Kadri Peposhi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›