Gjykata e Larte vendos Ilir Meta i pafajshem

Pafajësi për Ilir Metën. Gjykata e Lartë dha vendimin për video-përgjimin “Meta-Prifti”, duke pushuar gjykimin ndaj kësaj çështje dhe duke nxjerrë të pafajshëm, ish-zëvendëskryeministrin, Ilir Meta, pas një procesi që ka zgjatur rreth 6 muaj.
Pesë gjyqtarët Ardian Dvorani, Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Guxim Zenelaj dhe Ardiana Fullani në unanimitet kanë vendosur për pafajësinë e ish-zv/kryeministrit lidhur me akuzën e korrupsionit aktiv. Kolegji Penal në leximin e vendimit tha se fakti nuk provohet që të ketë ekzistuar, prandaj Ilir Meta shpallet i pafajshëm. Nisur nga akuzat e Dritan Priftit ndaj Metës Prokuroria kishte kërkuar dënimin fajtor të ish-zv/kryeministrit me 2 vite burg dhe 1 milion lekë gjobë si dhe pagimin e shpenzimeve proceduriale. Ndërkohë sipas vendimit të gjykatës së Lartë të dhënëe këtëe të hënë, shpenzimet e procesit gjyqësor do t’i paguajë shteti shqiptar. Bëhet fjalë për 30 milionë lekë të reja, ku përfshihen edhe pagesa për ekspertët (shqiptarë dhe të huaj) që verifikuan video-përgjimin. Përfaqësuesi i LSI-së Spartak Braho u shpreh për mediat pas dhënies së vendimit se komedia tani mbaroi.
Vendimi i Gjykatës së Lartë për video-përgjimin Meta Prifti, është përfundimtar pasi prokuroria nuk mund ta apelojë vendimin e Gjykates supreme.