Ministria e Shendetesise analize punes per 2011

Një gamë e gjerë barnash i janë shtuar tregut farmaceutik vitin e shkuar. 1200 lloje ilaçesh listoheshin në vitin 2005, ndërsa në 2011 lista përmbante 4200 të tilla. Fuqizimi i tregut farmaceutik është konsideruar si një ndër arritjet e rëndësishme nga Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili gjatë analizës së punës për vitin 2011 dhe shpalosjes së prioriteteve për 2012. Sipas tij, ashtu si vitin e shkuar megjithë shtimin prej 10% të TVSH-së çmimet e barnave nuk u rritën përkundrazi në disa raste u ulën edhe këtë vit do të vazhdojë e njëjta praktikë pavarësisht deklaratave për të kundërtën.
Gjatë vitit 2011 në QSUT mbi 70 përqind e të shtruarve kanë qënë të siguruar kundrejt vetëm 40 përqind që janë shënuar në 2010 dhe kjo falë zbatimit me efikasitet të sistemit të referimit e gjithashtu ndërgjegjësimit të qytetarëve.
Ndërkohë që Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka cilësuar si sfidë për këtë vit uljen e mëtejshme të vdekshmërisë foshnjore dhe amëtare, ndonëse në 2011 janë shënuar 10 vdekje foshnjash në 1mijë lindje dhe 6 nëna në njëqindmijë të tilla, kur vite më parë ky raport ka qënë më problematik. Në 2007 treguesi i vdekshmërisë foshnjore ka qenë 14 vdekje për 1 mijë lindje.