E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtrenjtohen bonot e thesarit

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë kanë konfirmuar një rritje tjetër të interesave për bonot e thesarit, duke dhene sinjale se nevoja per para nga aktoret e tregut financiar eshte rritur.

Sipas të dhënave në ankandin e fundit, interesat e bonove me afat njëvjecar arritën në 8.46 për qind. Vetëm në një muaj interesat e bonove të thesarit me afat njëvjecar janë rritur me 0.5 pikë përqindjeje.

Rritja e interesave ka ardhur tërësisht për shkak të efekteve bllokuese të krizës globale, pasi të dhënat tregojnë qeveria nuk e ka rritur kërkesën për borxh por mund te jene te tjera grupe qe kane rritur kerkesen per para.

Kulmi i huamarrjes se qeverise shënohet në korrik dhe në atë kohë interesat e bonove njëvjecare ishin rreth 8.2 për qind, ose 0.3 pikë përqindje më të ulëta se janë aktualisht edhe pse qeveria po kërkon më pak borxh.

Rritja interesave të borxhit publik po reflekton atë që po ndodh në tregun e lirë të huamarrjes. Në dy muajt e fundit interesat e kredive që bankat japin për biznesin dhe qytetarët kanë shënuar një rritje prej 1 deri në 1.5 pikë përqindjeje si pasojë e krizës financiare globale.

E thënë ndryshe bankat janë duke dhënë borxh me interesa më të larta, duke marrë shkas nga ajo që po ndodh në tregun botëror të financave.

Rritja e interesit te bonove te thesarit implikon edhe buxhetin e shtetit, pasi qeveria do te duhet te paguaje me shume para per te kthyer borxhin.

Këtë vit, qeveria do të paguajë interesa për kreditë që ka marrë në tregun e brendshëm dhe atë të huaj plot 340 milionë dollarë, shifër kjo e barabartë me 40 për qind të investimeve publike të parashikuara, ndërsa vitin tjetër shifra pritet të arrijë në 360 milionë dollarë.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›