E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: PS, e cakorduar Eva Gjura

"Opozita e cakorduar u kujtua per boren nje jave pasi kisha ngritur me urdher Komitetin e Emergjencave", kjo ka qene pergjigja qe kryeministri Berisha i ka dhene nga Korca opozites pas vendimit per te ngritur nje shtab emergjence paralel me ate te qeverise. "Deklaratat e opozites i pergenjeshtron sot me mire se cdo gje tjeter situata aktuale ne Shqiperi. Por mund te them se opozita u kujtua se kishte rene bore ne Shqiperi, nje jave pasi kryeministri kishte ngritur me urdher Komitetin e Emergjences, nje jave me pas" eshte shprehur kryeministri. Gjithashtu ai nuk ka hezituar t'ju ktheje edhe nje pergjigje kritikave me te fundit te selise roze dhe grupit parlamentare te PS-se, te cilet thane se kryeministri nuk erdhi per te informuar ne parlament deputetet per situaten ne vend te shkaktuar pas renies se reshjeve te debores. Per kreun e qeverise, qe opozita te kerkoje informacion lidhur me situaten kjo eshte fare normale, por qe tu perdhosesh kodin e vdekjes te tjereve, kjo eshte gjeja me e papranueshme. "Te bertasesh se nuk erdhi kryeministri ne Parlament, kur nuk e kerkuan kjo eshte qesharake. E dini ju pse nuk e kerkuan kryeministrin ata! Se kryeministri ishte i gatshem tu shkonte dhe tu raportonte pike per pike, por e dinin se do te perballeshin me nje liste te gjere shume te madhe te masave te ndermarra per perballimin e situates ne cdo skaj te vendit dhe kete nuk donin ta degjonin, por donin te benin konferenca shtypi, kjo nuk ishte normale" tha Berisha. Per kreun e qeverise, kerkesa per interpelance nga ana e opozites ndaj kryeministrit eshte mese normale, por sipas tij, ata nuk ishin te interesuar per kete gje. "Eshte normale qe opozita ti thote kryeministrit te vish ne interpelance urgjent dhe kryeministri ne perputhje me kushtetuten e vendit dhe rregulloren e Kuvendit, paraqitet para atyre deputeteve dhe shpjegon, por kjo nuk ju interesonte se do te listoheshin te gjitha perpjekjet e medha per menaxhimin e suksesshem te kesaj situate" u shpreh Berisha. Kryeministri nenvizoi faktin se gjithcka nga opozita behet vetem per politike,sepse asnje nga deputete e saj nuk ka shkuar ne zonat e bllokuara per te pare situaten apo per te takuar drejtuesit e shtabeve te emergjences dhe per tu njohur me nga afer me situaten atje. "Opozita eshte e cakorduar ne kete rast, as programimi i vet nuk i funksionon, te vije ketu, te vije ne shtab te kerkoje llogari te ushtroje kontroll, nuk ka ardhur qofte edhe nje deputet prej tyre" u shpreh kreu i qeverise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›