Kryeministri informohet ne menyre te drejteperdrejte per situaten ne qarkun e Korces
Kryeministri, Sali Berisha u informua sot në mënyrë të drejtëpërdrejtë për situatën reale të zonave në qarkun e Korçës. Kështu, gjatë ditës së sotme, kreu i ekzekutivit shqiptar rrugëtoi drejt Korçës, ku mori pjesë në mbledhjen e Shtabit të Emergjncës së këtij qarku. Pasi dëgjoi raportimin e bërë nga prefekti, Andrea Mano, kryeministri Berisha vlerësoi punën e bërë nga ky shtab për përballimin e situatës së vështirë të krijuar për shkak të reshjeve të shumta të dëborë.
“Duhet të vijojmë të jemi në gadishmëri. Rrugët nacionale i ka hapur dhe do të vijojë t’i hapë qeveria, ndërsa kryetarët e komunave duhet të bëjnë gjithçka që të hapin rrugët e fshatrave dhe fondi i akorduar për këtë çështje është i mjaftueshëm. Angazhimi ynë ka qenë maksimal, me qëllim shpëtimin e jetëve njerëzore”, vuri në dukje Berisha.
Madje sipas tij, ky objekt madhor i shpëtimit të jetëve njerëzore është arritur sot plotësisht.
Megjithatë në fjalën e mbajtur në këtë mbledhje, kryeministri Berisha bëri thirrje për të gjithë drejtuesit vendor që të jenë të vëmendshëm në një situatë të tillë, duke u angazhuar maksimalisht në përballimin e situatës. Kjo, pasi sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do të bëhet e mundur që të mbahen të hapura rrugët.
Në përfundim të mbledhjes së shtabit, kryeministri berisha dha një konferencë për shtyp, ku parashtroi një panoramë të detajuar të të gjithë situatës në verilindje dhe juglindje të vendit. Por njëkohësisht në këtë dalje publike, kreu i ekzekutivit iu përgjigj deklaratave dhe qëndrimeve të ardhura nga kampi opozitar, lidhur me potencialet e mazhorancës qeverisëse për përballimin e situatës së vështirë të krijuar nga reshjet e dëborës.
“Opozita të marrë informacion është normale, donin të bënin konferenca shtypi, opozita serioze do t’i kërkonte kryeministrit interpelancë urgjente. Por kjo nuk u interesonte sepse do të degjonin të gjithë përpjekjet e mëdha për përballimin e kësaj situate. Opozita është e çakorduar. Të vijë këtu, të vijë në shtab të kërkojë llogari, të ushtrojë kontroll. Nuk ka ardhë një deputet prej tyre”, u shpreh Berisha.
Njëkohësisht, sipas tij, deklaratat e opozitës i përgënjeshtroi sot situate aktuale në Shqipëri.
Megjithatë duke lënë menjëanë përplasjet politike, kreu i ekzekutivit u ndal në prodhimin vendas.
“Korça përballet me një rritje shumë të madhe të prodhimit dhe kjo është arritje shumë e madhe. Bujqësia është sektori ku mund të dhjetëfishojmë prodhimin. Korça njihet për prodhim të paparë patatesh, por kjo kërkon me emergjencë që të bëjmë gjithçka që të ngremë fabrikën e përpunimit të papateve”, u shpreh kryeministri Berisha.