E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia arreston autorin e plagosjes se gjimnazistit

Arrestohet autori i plagosjes së gjimnazistit, Reli Qoshja. Ngjarja ndodhi mesditën e të premtes në një lokal pranë gjimnazit “Ismail Qemali”, të cilin e frekuentonin të dy gjimnazistët. Policia raportoi arrestimin e Bledar Prengës, i akuzuar si autori kryesor i plagosjes së bashkëmoshatarit Qoshja. Prenga mësohet të ketë pranuar në polici autorësinë e ngjarjes, të cilën e ka lidhur me disa grindje të mëparshme mes tyre. Sipas policisë, plaga në njërën dorë të Qoshes nuk ka qenë problematike dhe pas ndihmës së parë mjekësore 18-vjeçari ishte lejuar të kthehej në banesë. Dy adoleshentët ishin grindur edhe më parë me njëri tjetrin ndërsa shkak dyshohet të jetë konfliktimi për një femër. Ngjarja edhe pse ndodhi jashtë ambjenteve të shkollës ka sjell një shtim të masave të mbikqyrjes dhe kontrolleve të policisë në shkolla dhe pranë tyre,  për kontigjentë me tendencë për kryerje të ngjarjeve kriminale apo persona të armatosur. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›