Berisha PS fushate me mashtrime

Durres 3 prill NOA 8211 Kryeministri Sali Berisha akuzoi sot nga Durresi opoziten se po bazon gjithe fushate elektorale tek mashtrimi dhe genjeshtrat ndaj qytetareve.
Ne ceremonine e perurimit te rruges Fllake-Xhafzotaj ne qarkun e Durresit Berisha theksoi se perballe alternatives se djathte per qytetarin opozita po sjelle ate te mashtrimit.
Ai u shpreh se opozita duhet tu ofroje alternative qytetareve dhe jo akuza dhe ka kerkuar nga kreu i PS Edi Rama qe te dal me projekte konkrete. Me tej kreu i qeverise u ndal ne projektet dhe ne modelin e Partise Demokratike ne keto zgjedhje.
Ne ecim drejt nje fushate te re elektorale. Ku se bashku me ju do te identifikojme dhe hartojme projektet qe ju duhen juve dhe familjeve tuaja komuniteteve tuaja per nje jete dinjitoze tha ai.
Ai u shpreh se 4 vitet qe vijne do te jene vitet ne te cilat qeveria do te vazhdoje politikat e saj te rritjes se pensioneve ne fshat dhe ne qytet.
4 vitet qe vijne ne do te vazhdojme politiken e rritjes se pagave per te gjithe punonjesit ne do hedhim themelet perfundimtare te Shqiperise si nje vend i zhvilluar prioritet ky deri ne vitin 2017. Alternativa jone bazohet ne shkolla rruge dhe ura kanalizime ullishte e projekte ne sherbime te mira ndaj qytetarit. Por mbi te gjitha bazohet ne mbajtjen e premtimeve tona tha Berisha.
a.k/NOA
Lajme te ngjashmeBerisha 8 maji pergjigja ligjore ndaj PSBerisha Dje nisem fushaten elektoraleBerisha Haxhiqamilet po ringjallen dhe sotPollo Naco e Mediu fushate ne Polican per kandidatin e koalicionit Pse sduhet te votoni Saliun dhe Rosinantin e tij8230 LidhjeBerisha Durres Fllake-Xhafzotaj fushata Projektet