E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, Meta: Qytetarët do fitojnë ndaj politikës destruktive

Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka prezantuar sot në Berat, kandidatin për bashkinë e Çorovodës Nesim Spahiu.
 

Duke vlerësuar kontributin e Spahiut, kreu i LSI-së Meta theksoi se primare për koalicionin “aleanca për qytetarin” është punësimi dhe shërbimet ndaj qytetarëve.
 

Duke theksuar edhe njëherë se zgjedhjet e 8 majit janë për qytetarët dhe jo për politikën, kreu i LSI-së Meta theksoi se qytetarët do të fitojnë ndaj politikës destruktive.
 

Gjithashtu kreu i LSI-së Meta premtoi se gjatë këtyre 4 viteve do të ndërohet edhe rruga që lidh qytetin e Përmetit me Skraparin.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›