E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesi Te zbardhet sa me shpejt ngjarja

Kreu i LDK-së, Nikollë Lesi, reagoi pas sulmit ndaj kandidatit të kësaj force politike në Balldren, ngjarje që ndodhi ditën e djeshme.

“Të zbardhet sa më shpejt ngjarja sepse këto episode nuk i shërbejnë një fushate serioze”, u shpreh Nikollë Lesi.

“Kandidati Zef Doçi kishte marrë edhe më parë kërcënime” shtoi kreu I LDK-së.

Zef Doçi u plagos dje në këmbë me armë zjarri nga Almarin Marinaj, person i cili është arrestuar paraditen e sotme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›