Berisha: PS po ben cdo gje, per te ndalur integrimin Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha akuzoi serish dje nga Korca, kreun e PS-se, Edi Rama se po shpif cdo ore dhe cdo minute per te erresuar gjithnje e me shume rrugen evropiane. Gjate inaugurimit te ristrukturimit te plote te shkolles se mesme "Fan Noli" ne Korce, kreu i qeverise tha se ne vend po perhapet gjithnje e me shume antikultura e bllokut, me ardhjen ne krye te PS, te pinjolleve te Byrose Politike dhe te bllokut te vjeter. "Nga mengjesi deri ne darke behet cdo gje qe te shkelmohet nga keta shoke apo zoterinj, mbi interesat tuaja jetike. Cdo minute, cdo ore, cdo dite shpifin dhe mashtrojne, vetem e vetem qe te erresojne rrugen tone evropiane. Keta shoke apo zoterinj, ne momentin me kulmor kur do te vendosej per te hapur negociatat per statusin e kandidatit qendruan jashte parlamentit vetem e vetem qe vendimi te mos merrej", akuzoi serish kryeministri. Sipas tij, socialistet pikerisht ne momentin me kyc, kur do te vendosej per heqjen e vizave per Shqiperine dhe shqiptaret ngriten cadrat ne bulevardin kryesor te kombit dhe organizuan te ashtuquajturen greve urie, vetem e vetem qe Evropa te mos vendoste per heqjen e vizave per ju dhe femijet tuaj. "Ata bejne cdo perpjekje dhe leshojne cdo thirrje, qe te bllokojne kete proces. Por une jam sot ketu per t'u zotuar para jush, se asgje ne rrugen tone drejt Evropes, nuk do te mund te na ndale. Edi Rama le te kaloje nga kutia ne bunker dhe nga bunkeri ne kuti, sa here te doje", reagoi Berisha. Ai shtoi se Shqiperia eshte nje vend i lire dhe opozita le t'i ngreje dhe t'i shkrehe cadrat sa here te doje, pasi asgje nuk do te pengoje mazhorancen ne rrugen drejt Evropes. Pavaresisht se kjo eshte nje rruge e mundimshme dhe dinjiteti eshte e sigurt drejt suksesit. Sipas kryeministrit, nga nje vend i paperfillur per te cilin shkruhej zi e me zi, vendi tashme eshte me reforma te thella e te gjithanshme, me nje vendosmeri e perkushtim. "E vogel, por e forte eshte ekonomia e ketij vendi. Ne jemi te sigurt qe ky vit do te jete edhe me i mbare se viti qe shkoi dhe do te realizoje te gjitha objektivat, duke perfshire rritjen e parashikuar te rrogave dhe pensioneve te 820 mije qytetareve shqiptare, punonjesve te administrates, dhe pensionisteve", premtoi Berisha. Nga ana tjeter, ai theksoi edhe nje here se me 28 qershor ne zhvilluam zgjedhjet me te bukura, me te ndershme, me te qyteteruara ne historine e ketij vendi. Zgjedhje, qe sipas kryeministrit, bene te mundur qe 27 ministrat e qeverive te vendeve anetare te BE, te votojne per Shqiperine, per te hapur negociatat per statusin e kandidatit.