E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, PS-së: Të ulemi për reformën zgjedhore

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka përsëritr ftesën drejtuar opozitës për tu ulur sa më shpejt në komisionin e reformës zgjedhore. Në mbledhjen e grupit të PD-së, Berisha deklaroi se maxhoranca është e gatshme të bashkëpunojnë gjerësisht me OSBE/ODIHR-in dhe Komisionin e Venecias, duke siguruar opozitën që në komision do të ketë të drejtën e vetos.

Si ka kërkuar edhe vetë, në kushte pariteti të plotë, në kuadrin e rekomandimeve, ne jemi të vendosur të mbrojmë zërin e opozitës për zgjidhjen më të plotë të rekomandimeve, ky është angazhimi ynë. Nëse Rama dëshiron le ti hartojë amendamentet, tia dërgojë Venecias dhe OSBE/ODIHR-it dhe ne do i pranojmë- tha ai.

Sa për kërkesën për rregulloren e Kuvendit, Berisha deklaroi se maxhoranca është e gatshme ta modelojë atë në përputhje me rregulloren e Parlamentit Europian. Shpresoj që edhe opozita të pranojë dhe të ulemi sa më shpejt, të hapim shtegun e këtyre reformave shumë të rëndësishme për vendin- tha ai.

Berisha u ndal gjatë në përparësinë që do ti kushtohet infrastrukturës rrugpre të vendit, duke folur për vizitën më të fundit në Dibër.

Ai garantoi se qeveria do të bëjë gjithcka që vendi të ketë infrastrukturën më moderne rrugore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›