E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: PS-së i mungon lideri - 23 qershori, disfata e radhës për të

29-04-2013 / Gazeta 55

Kryeministri inauguron një tjetër rrugë, fton kundërshtarin politik të pranojë realitetin

Kryeministri Sali Berisha vijoi edhe dje me premtime për rrugë të reja duke iu kundërpërgjigjur edhe rivalit politik me sqarime për kilometrat e ndërtuara dhe rindërtuara. “Zoti Rama i tmerruar deklaroi në Shkodër se ato janë gjithsej 600 km. E ftoj zotin Rama të ta ftoj te tregojë 1500 km nga Konispoli gjer në Vermosh”, vuri në dukje, Berisha.
Komentet e tij Kryeministri Sali Berisha i bëri dje, ndërsa mori pjesë në përurimin e rikonstruksionit të rrugës Shën Vlash - Kryqëzimi Fllakë - Katund i Ri në Durrës, nga ku premtoi më shumë investime për urbanizimin e kësaj zone.
Ndërsa fqinjët përjetojnë krizë e recesion Kryeministri tha se të gjitha këto investime kanë sjellë punësim. “Në matematikën e tij të lashtë të kohës së Ramiz Alise del e thotë se Shqipëria ka 1 milion të papunë, harron se për çdo vend ka një llogari për krahun e punës, harron statistikat. Sipas tij, arat punohen vetë, bizneset, rrugët shtrohen vetë si shtron njeri, përçartje të tilla janë të pa denja”, nënvizoi Kryeministri.
Gjithashtu, një përgjigje Ramës i erdhi dhe për shqetësimin e tij për emigrantët. “I tregoi shqiptareve çfarë është i aftë të bëjë dhe sot derdh lot krokodili për pensionet e emigrantëve, një arsye s’ka. Me marrjen e statusit të vendit kandidat nga ky moment të gjitha vendet janë të detyruara ti njohin shqiptarëve vitet e punës kudo që i kanë kryer”, sqaroi Berisha, lidhur me një çështje të tillë.
Por për kreun e mazhorancës, deklaratat e kryetarit të opozitës kanë vetëm një qëllim. “Socialistet shpifin mashtrojnë ato janë më të pasurit por në qofte se kanë lumenj shpifjesh trillimesh bojkotesh u mungon një gjë s’kanë lider. Të dalë një socialist dhe të thotë cilën fitore regjistroi Edi Rama. Ai nuk ka interes tjetër veç interesave të tij që përpiqet ti plotësojë me dhunë e mashtrime nga të cilat s’ka për të hequr dorë”, deklaroi Berisha.
Rruga Shën Vlash - Kryqëzimi Fllakë - Katund i Ri në Durrës, do të lidhë me njëra-tjetrën këto zona, por edhe autostrandën Durrës - Tiranë me komunat Rrashbull, Katund i Ri e Xhafzotaj. Ky është një investim prej 236 milion lekë që u shërben 12 mijë banorëve të cilëve u drejtoi edhe një apel. “Aleancës që e nisi me fundërrina e përfundoi me hala e ngjala le ti lëmë të ziejnë në kazanin e tyre dhe ne të bashkohemi për punësim, për zhvillim për mirëqenie, për integrimin e Shqipërisë në BE”, nënvizoi Berisha, gjatë fjalës së tij.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›