Idrizi Berishes Tani eshte koha e duhur per rezolute came ne Parlament
Ne celje te Javes ame ne nje aktivitet te zhvilluar paraditen e djeshme kreu i Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet Shpetim Idrizi theksoi se tashme eshte koha e duhur per miratimin e nje rezolute per ceshtjen came ne Parlamentin e Shqiperise. Duke folur me terma konkrete Idrizi theksoi se miratimi i nje rezolute te tille me karakter detyrues nuk ishte nje ceshtje qe mund te shtyhej me nisur edhe nga fakti se PDIU-ja tashme ishte nje parti e cila perfaqesonte zerat e 65 mije qytetareve shqiptare. Duhet te miratojme nje rezolute ne Parlament e cila do te kete karakter detyrues per qeverine pra kjo ceshtje nuk do te jete thjesht detyrim mes palesh politike por detyrim i gjithe klases politike shqiptare. Ka ardhur koha qe kjo rezolute nuk mund te shtyhet me. Ne sot nuk jemi me nje parti e vogel me dy deputete ne kemi 65 mije vota ne me pak se nje vit jete e 2 muaj pas bashkimit - deklaroi Idrizi duke treguar ne kete menyre fuqine e forces politike qe ai perfaqeson. Nga ana tjeter ai foli edhe per detyrimin qe ka shteti shqiptare per ta trajtuar ceshtjen came sipas termave te Traktatit te Miqesise mes dy vendeve. Me konkretisht ne na eshte premtuar nga shumica ne pushtet me te cilen ishim ne koalicion qe ne perputhje me detyrimet e Traktatit te Miqesise kjo ceshtje do te trajtohet si duhet. Ky eshte minimumi qe mund te beje qeveria dhe ne do ta shtyjme qe ajo te mos i shmanget detyrimit per te cilin eshte zotuar - beri thirrje kreu i PDIU-se. Nga ana tjeter ai nuk harroi te theksoi se PDIU-ja po shikon edhe forma te tjera alternative per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Ne kete kuader ai theksoi se po vazhdohet puna me nje studio ligjore britanike per sa i perket cuarjes se kesaj ceshtjeje ne institucionet nderkombetare. Ne po punojme me nje studio britanike e cila po e studion problemin dhe shume shpejt do te ofroje zgjidhjen ne detaje nepermjet institucioneve nderkombetare. do angazhim i brendshem duhet te koordinohet me angazhimet e jashtme sepse sic ju thashe kjo ceshtje nuk eshte ceshtje lokale por eshte nga ceshtjet me te renda nderkombetare te trasheguara nga Lufta e Dyte Boterore - theksoi Idrizi duke shtuar se ne kete kuader po lobohet gjithashtu per miratimin e rezolutave ne Parlamentin Europian por edhe ne senatin amerikan. Po keshtu Idrizi ngriti edhe mundesine per shitjen e pronave came nga ana e Greqise per shkak te krizes ekonomike. Keto prona me shume gjasa jane prona te shqiptareve te perzene me force apo te spastruar etnikisht ne fund te Luftes se Dyte Boterore sepse nuk dime qe shteti grek te kete prona te tjera ne keto zona. Ne nuk dime prona te tjera qe te mund te jene te bllokuara qe nga Lufta e Dyte Boterore. Nese eshte e vertete kjo atehere ne do te protestojme fuqimisht ne te gjitha instancat nderkombetare. Ne nuk do te lejojme qe te shiten pasurite tona - theksoi Idrizi ne fjalen e tij.