E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi bllokon qeverine per titujt e pronesise

1500 tituj Komisioni Qeveritar i Tokes ka shqyrtuar deri me tani 1500 tituj pronesie ku eshte konstatuar pavlefshmeria ligjore per 40 te tyre

Komisioni parlamentar i Veprimtarise Prodhuese bllokon projektligjin e Qeverise Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore. Shkak i bllokimit ka qene gama e gjere e nderhyrjes se ketij drafti ne ligjet e tjera qe kane te bejne me ceshtjen e pronesise. Kryekomisioneri Jemin Gjana deklaroi se nje draft i tille nuk mund te shqyrtohet aktualisht pa mberritur me pare projekti tjeter i qeverise Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore te ndryshuar. Ne duhet te shtyjme diskutimin pa ardhur projekti tjeter ne nuk mund te diskutojme nje draft te tille. Kjo pasi nisma e paraqitur nderhyn ne ligjin Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore. Ne do ti shqyrtojme ato te dyja njeheresh - tha Gjana. Drejtuesi i ketij komisioni kerkoi nga perfaqesuesit e Ministrise se Bujqesise qe te paraqesin me pare nje informacion me te detajuar ne lidhje me procesin e verifikimit te titujve te pronesise per te pare se sa jane pranuar tapite e tokave bujqesore dhe se pse jane refuzuar nga komisionet qeveritare te tokes. Per kete Gjana kerkoi qe te paraqitet nje informacion ne nivel qarqesh. Drafti i paraqitur nga ana e qeverise parashikon shtyrjen e zbatimit te ligjit per verifikimin e titujve te pronesise mbi token bujqesore me 15 muaj deri me 31 dhjetor 2012. Kjo pasi zbatimi i ketij ligji skadoi ne qershor te ketij viti. Shtyrja e afatit lidhet me faktin se ende ka banore te zonave qe nuk kane marre titujt e pronesise e qe tani procedura parashikohet te mbyllet e gjithe procedura. Gjate periudhes se funksionimit te komisioneve vendore te verifikimit te titujve te pronesise jane shqyrtuar mbi 1500 tituj pronesie. Si rezultat i ketij shqyrtimi eshte konstatuar pavlefshmeria ligjore per 40 te tyre dhe eshte ndjekur procedura e paraqitjes ne gjykate. Por gjate veprimtarise se komisioneve vendore kane rezultuar edhe tituj pronesie te krijuar ne perputhje me kriteret ligjore per te cilet jane marre vendimet perkatese per rikonfirmim. Nje tjeter kontestim per deputetin demokrat ishte dhe ne lidhje me nenet 13 dhe 14 qe ndryshojne thelbin e ligjit. Sipas Gjanes kjo kthen ne fuqi ligjin 7501 Per token per te cilin ka nje vendim te Kuvendit per shfuqizimin e zbatimit te tij. Sipas draftit per te ruajtur kete proces nga cdo veprim i mundshem abuziv eshte parashikuar qe vendimi i keshillit te komunes si akti perfundimtar i percaktimit te perdoruesve dhe shfrytezuesve te tokes bujqesore te ndare per cdo fshat ne komune apo bashki te depozitohet ne te gjitha institucionet qe do te mbikeqyrin e do te kontrollojne kete proces si Komisioni Qeveritar i Tokes dhe Sekretariati Teknik prane KQT-se. Komisioni vendor i vleresimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore prane prefektit te qarkut. Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes prane Keshillit te Qarkut. Per te mos e zvarritur pafundesisht plotesimin e akteve te marrjes se tokes ne pronesi eshte propozuar qe procesi te perfundoje brenda nje viti nga data e hyrjes ne fuqi te akteve nenligjore ne zbatim te ketij ligji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›