E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani po kercenon familjarisht vezhguesit e Partise Socialiste

Tahiri KQZ nje bodrum partiak slejojme rezultat ne tavoline

Nenkryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste Sajmir Tahiri ne nje deklarate per median tha se procedura e ndjekur nga KQZ po zbatohet ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten. KQZ prej shume kohesh nuk eshte me institucioni qe duhet te administronte procesin zgjedhor me drejtesi pavaresi e profesionalizem por eshte kthyer ne bodrumin partiak te Saliut ku gangstere rrugace e militante te verbuar nga Arben Ristani i pari e te tjeret te mbrojtur me lekuren politike te Sali Berishes marrin guximin te kercenojne familjarisht vezhguesit e PS e sic ndodhi sot ti nxjerrin me dhune jashte KQZ. E gjithe kjo per te permbushur vetem nje qellim te vazhdojne te qete seancat e turpit elektoral per te manipuluar vullnetin e qytetareve te Tiranes qe deri ne momentin e fundit te ligjshem ate te dates 14 shpallen fituesin e gares qe sic e pame te gjithe ishte Edi Rama me 10 vota tha Tahiri. Me tej perfaqesuesi i opozites theksoi se besoj nuk ka njeri qe nuk eshte habitur e skandalizuar nga faktet kokeforta te cilat as Ristani me gjithe rrugacerine ordinere e as perfaqesuesit e PD me deklarata politike nuk i mbulojne dot. Ai ka bere prezente dhe problemet qe jane hasur ne kete proces te vleresimit te votave te konstestuara. Ne kutite e NJB 1 rreth 20 QV rezultojne me me pak flete se zgjedhes. 4 QV rezultojne me me shume flete se zgjedhes ku vetem nje QV ka 21 flete me shume se zgjedhes. Kuti te thyera e te cara nga ku dalin vota te pafutura ne asnje zarf apo zarfi i fleteve te pavlefshme eshte zhdukur nga kutia. Kode Sigurie qe jane teresisht ndryshe nga ato qe kane vene komisioneret apo kuti pa kode sigurie. Ky proces eshte ilegjitim manipulativ e spekulativ e si i tille nuk mundet dot kurrsesi te legalizoje vjedhjen e zgjedhjeve ne tavolinen e pushtetit. Ne thjesht nuk do ta lejojme tha Tahiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›