Lajcak Shqiperia po humbet kohe te cmuar
Diplomati i larte europian Miroslav Lajcak tha se Shqiperia ka humbur shume kohe me mosmarreveshjet e brendshme pas dy zgjedhjeve te fundit dhe vendi duhet te filloje dialogun per te kapercyer situaten e krijuar dhe afrimin e vendit me strukturat europiane. Zoti Lajcak i beri keto komente ne Uashington i ftuar ne nje diskutim mbi perspektiven europiane te vendeve te Ballkanit. Kolegia Rudina Dervishi ka pergatitur kroniken.
Nderkohe qe Shqiperia po perpiqet te kaperceje tensionin e brendshem politik qe u shfaq pas zgjedhjeve te pergjithshme te 2009 dhe u acarua me tej pas zgjedhjeve lokale te 8 majit Miroslav Lajcak drejtori i menaxhimit per Europen dhe Azine Qendrore ne zyren per marredheniet me jashte te Bashkimit Europian thote se pa dialog mes paleve nuk do te kete zgjidhje te problemeve. Ne ofrojme ndihmen tone por duam te shohim perpjekje. Pa dialog politik ne do te vazhdojme te shohim probleme si ato qe kemi ndeshur pas zgjedhjeve te fundit te pergjithshme dhe pas zgjedhjeve te fundit lokale. Kur te nise dialogu politik do te kete progres dhe kjo sigurisht do te vleresohet nga Bashkimi Europian. Miroslav Lajcak i derguari disa here i perfaqesueses se larte te Bashkimit Europian per politiken e Jashtme dhe Sigurine Catherine Ashton per te zgjidhur krizen politike ne Shqiperi thote se Shqiperia ka humbur shume kohe dhe duhet ti zgjidhe me shpejtesi mosmarreveshjet per te rikuperuar kohen e humbur. Nese udheheqesit politike dhe partiake nuk arrijne te bien dakord mes tyre ajo qe bejme ne ne Europe eshte te kerkojme opinionin e institucioneve europiane OSBE-ODIHR-it Komisionit te Venecias Keshillit te Europes ku Shqiperia eshte vend anetar per te marre nje platforme qe do te jete pikenisje per te gjithe shoqerine. Shqiperia ka humbur shume kohe dhe kjo eshte periudha e duhur per te rikuperuar kete humbje ne menyre qe raporti i komisionit per kete vit te jete pozitiv. Megjithese konstaton se e ardhmja europiane e Shqiperise eshte e padiskutueshme zyrtari i larte i BE-se thote se shpejtesia dhe suksesi i ketij procesi eshte teresisht ne duart e politikaneve shqiptare dhe te popullit shqiptar. Zyrtari i larte i Bashkimit Europian ishte i ftuar ne nje diskutim te zhvilluar nga Qendra per Marredhenie Transatlantike ne Universitetin Johns Hopkins per perspektiven europiane te Ballkanit. Ai tha se megjithese zgjerimi nuk eshte pika kryesore ne rendin e dites te Bashkimit Evropian te perballur tani me mundesine e paqendrueshmerise financiare te disa vendeve te Eurozones Brukseli do te vazhdoje te nxise reformat dhe kerkon te shohe perparim nga te gjitha vendet qe synojne te anetaresohen ne BE. Pervec Kroacise qe duket se eshte e para ne listen me te afert jane edhe Serbia dhe Mali i Zi. Miroslav Lajcak i emeruar pas ngjarjes se 21 janarit si i derguar special i baroneshes Ashton per Shqiperine. Zyrtari nga Sllovakia deshtoi ne dy misionet e tij per te arritur nje marreveshje ndermjet qeverise dhe opozites por ai hartoi nje material i cili ishte thelbesor per qendrimin e Brukselit. Pas 21 janarit u vendos nje prove thelbesore per Tiranen zyrtare qe do te ishte mbajtja e zgjedhjeve lokale te lira e te ndershme nga njera ane dhe hetimi i pavarur dhe i plote per shkaktaret e ngjarjes ku para selise se qeverise u vrane 4 njerez Ziver Veizi Aleks Nika Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Deklarata e djeshme e mbajtur ne Uashington nga zoti Lajcak percon ne menyre te drejtperdrejte qendrimin e BE-se se integrimi i Shqiperise drejt Bashkimit Europian do te shtyhet edhe me tej nese nuk arrihet dialogu politik vendi nuk ploteson 12 kushtet e kerkuara dhe nuk lufton krimin e korrupsionin.