E Diel, 1 Nëntor 2026

KE për krizën politike, Çavushoglu: Zgjidhja në Kushtetuese

Presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes Mevlyt çavushoglu, deklaron se nje mundesi per zgjidhjen e ngercit politik ne Shqiperi eshte drejtimi ne Gjykaten Kushtetuese. Ai tha se ky propozim u be qe ne muajin shkurt kur Komiteti Presidencial i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës se bashku me me lideret e grupeve politike, ishte ne Tirane, por sipas tij opozita nuk e pranoi.

“Ne i kerkuam ne deklaratën tonë me shkrim opozitës, që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe të kerkojë opinionin e Komisionit te Venecias. Ne kemi nje trup ligjor. Në atë kohë opozita nuk e bëri këtë gjë, por na premtoi për zgjidhje. Ajo ende ka pikëpamje te ndryshme për këtë çështje. Mendoj se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, mund t’i drejtohet Komisionit te Venecias për opinion”, tha Mevlüt çavushoglu, President i Asamblese parlamentare te Keshillit te Europes.

Mevlyt Cavushoglu thote se politika ne Shqiperi duhet te marre ne konsiderate mesazhet e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes per te siguruar stabilitet politik.

“Une mendoj se secili duhet te mare ne konsideratë këto mesazhe të dhëna nga Asamblea Parlamentare. Ne jemi perpjekur që problemi të zgjidhet. Shqipëria ka nevojë për stabilitet dhe progress. Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat për të përmbushur standartet e Asamblesë Parlamentare, që do ta aftësojnë në një të ardhme të afërt, të bëhet anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian”, vijoi Cavushoglu.

Presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes tha se ishte shume i lumtur kur Komisioni Europian propozoi liberalizimin e vizave per Shqipërine dhe Bosnje- Hercegovinen. Ai tha se ky eshte nje hap thelbësor dhe shumë i rëndësishëm drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe se Asamblea Parlamentare e mbeshtet plotësisht këtë proces.

Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e shtunë , 12 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›