Berisha: Pallatet pa leje, tani me tapi Eva Gjura
Te gjitha pallatet qe jane ngritur ne kushte te percaktuara urbanistike, do te legalizohen plotesisht. Nepermjet nje akti Normativ, Keshilli i Ministrave ka autorizuar te gjitha Keshillat Bashkiake te Shqiperise, qe te nisin pajisjen me leje perdorimi, te strukturave te ndertuara me shkelje te kushteve te lejes se ndertimit, para fillimit me efekte te plota te ligjit “Per planifikimin e territorit”. Ky vendim eshte bere i ditur dje nga kryeministri Berisha, gjate mbledhjes se qeverise, i cili ka sqaruar se, me kete Akt, qytetaret qe banojne ne keto objekte me leje ndertimi, por tek te cilat jane kryer shtesa pa leje, anesore apo ne lartesi tej lejes se ndertimit, ndryshim te projektit te miratuar etj., marrin nje perzgjidhje perfundimtare te problemit. “Kjo perben nje zhvillim shume te rendesishem. Kompetencat e pushtetit vendor, respektohen dhe fuqizohen dhe do te kene mundesi te marrin persiper te gjitha proceset e kolaudimeve, vleresimeve dhe certifikimeve dhe qytetaret te behen pronare, sic jane, te apartamenteve te tyre. Ky problem ekziston ne Tirane, ne Vlore, ne Durres, ne Shkoder dhe ne te gjitha qytetet e medha, pasi qytetet e medha, kane pasur edhe bumin me te madh ndertimor. Me kete Akt, pritet nyja Gordiane, sepse nyjat, kur nuk zgjidhen, priten. Ky eshte mesimi i historise dhe me kete Akt, ne presim nyjen Gordiane, e cila bllokonte dhe i mbante te paralizuara keto shuma shumemiliardeshe”, eshte shprehur kryeministri ne fjalen e tij. Ne Aktin Normativ, thuhet se do te pajisen me leje perdorimi strukturat qe kane perfunduar ndertimin ne daten e fillimit te efektit te plote te ligjit “per planifikimin e territorit”. Pajisjen me leje ata struktura qe ne aktkontrollet perfundimtare, te kryera nga autoritetet vendore te planifikimit dhe kontrollit te zhvillimit te territorit, vertetojne se strukturat jane ndertuar ne shkelje te kushteve te lejeve te ndertimit te miratuara, por nuk ndryshojne siperfaqet dhe volumin e miratuar ne leje. Ato struktura qe jane ndertuar ne shkelje te kushteve te lejeve te ndertimit te miratuara, te shoqeruara me shtese te siperfaqes dhe/ose volumit te miratuar ne leje te struktures. Gjithashtu perfitojne strukturat e ndertuara ne kufi te prones, te cilat kane shkelur marreveshjet me pronaret e pronave fqinje sa u perket distancave nga kufiri i prones, leja e perdorimit jepet me shenimin, qe ne rast te zhvillimit te pronave fqinje, distancat llogariten sipas projektit te miratuar me lejen e ndertimit.
Aplikimi per pajisje me leje perdorimi
Afati i aplikimit per t’u pajisur me leje perdorimi, sipas ketij akti normativ, eshte deri ne 12 muaj pas miratimit te planeve te pergjithshme vendore te njesive te qeverisjes vendore, sipas percaktimeve te ligjit nr.10119, date 23.4.2009, te ndryshuar. Gjithashtu, miratimi i listes se strukturave qe pajisen me leje perdorimi sipas ketij akti normativ, behet me vendim te keshillit vendor te njesise perkatese te pushtetit vendor. Pajisja me leje perdorimi per strukturat e percaktuara ne nenin 1, te ketij akti, behet pas dorezimit nga ana e subjektit ndertues/investitorit te dokumentacionit, sipas projektit te zbatuar
Kryeministri: “Ne i bejme realitet endrrat, kurse Rama sheh endrra ne diell”
Realizimi i te gjitha premtimeve te bera ndaj qytetareve, ka qene dhe eshte objektivi kryesor i kesaj mazhorance. Kjo eshte konfirmuar edhe njehere dje nga kryeministri Berisha, i cili ka theksuar se angazhimi i qeverise se tij, ka qene kthimi ne realitet i endrrave te shqiptareve. Nga foltorja e mbledhjes se qeverise, pasi ka folur per miratimin e disa vendimeve te rendesishme, Berisha ka sjelle ne vemendjen e opinionit publik nje mesazh te mberritur ne telefonin e tij nga nje qytetar. “Nje qytetar i nderuar me beri nje mesazh, ku me thoshte: Te dy palet flisni per endrra, por kjo mazhorance flet per endrra te shnderruara ne realitet, zoteria ne fjale, flet per endrra ne diell. E verteta eshte se, me bukur se e ka thene ky qytetar ne mesazhin e tij, qe kishte lidhje me TAP, nuk mund ta pershkruaja ndryshe dhe nuk mund te lija pa ia paraqitur qytetareve, mendimin e mencur dhe sintezen e shkelqyer qe i ka bere ky qytetar, dy alternativave: Njera endrra te shnderruara ne realitet, tjetra endrra ne diell dhe vetem endrra ne diell”, u shpreh Berisha.