Rama: Sistemi i sigurimit shendetesor, i deshtuar Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka premtuar dje reformimin e sistemit shendetesor ne vend. Ne nje takim te zhvilluar pasditen e djeshme me studente te Fakultetit te Mjekesise, kreu i PS-se u shpreh se ligjet e aplikuara nga qeveria, nuk u garantojne qytetareve sherbim shendetesor. “Shqetesuese per ne eshte menyra se si financohet kujdesi shendetesor ne Shqiperi dhe si ndahet kontributi mes shtetit dhe qytetareve. Nese Shqiperia, qe nga viti 1995 e ka ngritur kujdesin shendetesor mbi kontribute, sot vetem 7,5 leke nga 100 leke vijne nga kontributet, nderkohe qe 33 leke nga taksat e pergjithshme dhe pjesa tjeter vijne nga njerezit ne nevoje per kete kujdes shendetesor”, tha Rama. Ai u shpreh se sistemi i kontributeve dhe skema e financimit permes sigurimeve shendetesore, eshte e deshtuar. Rama tha se kjo skeme bazohet ne xhepin e individit dhe rendon mbi ate qe eshte me i dobet. Kreu i opozites u ndal dhe ne ligjin e ri per sigurimet shendetesore, duke u shpreh se opozita nuk mund ta votoje ate. “Ky ligj rendon drejtperdrejt tek te vetepunesuari, pra tek biznesi i vogel. Cdo person i vetepunesuar duhet te dije qe ne fund te vitit, do te paguaje 70 dollare me shume per sigurimin shendetesor. Por kjo nuk do te ndodhe, se ligjin e 28 marsit ne do ta palosim bashke me gjithe legjislacionin per sherbimin shendetesor ne Shqiperi dhe t`ia leme te shkuares, per te hapur nje legjislacion te ri shendetesor, qe do te bazohet ne parimin e universalitetit qe i perket te pasurve dhe te varferve”, u shpreh kreu i opozites. Gjate takimit me studentet, Rama eshte ndalur dhe ne figuren e mjekut dhe modelet qe ka sjelle ne shoqerine e vendit gjate viteve te tranzicionit. Ai u shpreh se cdo gje do te bazohet te humanizimi i ketij profesioni. “Duhet te jeni mjeke, jo kasape. Eshte nje sfide shume e madhe per faktin se sot shendetesia eshte jo vetem e nenfinancuar, por zhvillohet rrjepja me e madhe e te imtave, sic quhen ne blegtori, qe ne shendetesi jane pjesa me e dobet e shoqerise. Ata e kane marre mesazhin nga qeveria, mos u semurni nese s’keni leke e kur s’munden, vine tek dera e spitalit me leke te marra borxh, paguajne tarifat, por paguajne edhe nen dore”, u shpreh kreu i Partise Socialiste. Rama solli ne vemendje te studenteve te mjekesise se ne vitin 2009, qeveria ka premtuar se buxheti i shendetesise do te rritej me 60%. Kryesocialisti u shpreh se buxheti i shtetit, eshte rritur vetem me 15 %, dhe sipas tij. Kryesocialisti shtoi se ne programin e PS-se, synohet qe personat e papune, te kene mundesi si gjithe te tjeret per te pasur trajtim shendetesor. “Sistemi shendetesor sot nuk ka lidhje me Evropen qe duam te shkojme, prandaj duhet t’i japim fund sistemit te ngritur mbi sigurimet shendetesore, duam nje sistem te ri qe te jete shteti qe te bleje sherbimin, ku permes nje institucioni qe quhet Sherbimi Kombetar Shendetesor, ta ofroje per te gjithe qytetaret”, u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama.
“DEKLARATA
Shqetesuese per ne, eshte menyra se si financohet kujdesi shendetesor ne Shqiperi dhe si ndahet kontributi mes shtetit dhe qytetareve. Nese Shqiperia qe nga viti 1995 e ka ngritur kujdesin shendetesor mbi kontribute, sot vetem 7,5 leke nga 100 leke vijne nga kontributet, nderkohe qe 33 leke nga taksat e pergjithshme dhe pjesa tjeter, vijne nga njerezit ne nevoje per kete kujdes shendetesor”, u shpreh Rama.
Falas ekot per shtatzenine
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka premtuar heqjen e pageses per ekot e shtatzenise. Gjate takimit me studentet e mjekesise, Rama u shpreh se kujdesi per grate shtatzena, do te jete maksimal. “Ne vitin 2009 tarifat u rriten, ne duam ta bejme falas ekon per shtatzenine. Parashikojme nje pakete mbeshtetjeje per nenat e reja shtatzena, duke futur perfitimin nga barre-lindja edhe ne rast papunesie, pikerisht ne ate vit, tarifa per nje eko u rrit”, tha kryetari i Partise Socialiste. Rama shtoi se shqiptaret shpenzojne jo pak per shendetin e tyre dhe detyrohen te shkojne jashte vendit, per shkembime qe mund te ofroheshin ne vend. “Shqiptaret kane shpenzuar 50 milione dollare per shendetesine, nje shifer jo e vogel per familjet. Por sistemi shendetesor, eshte i padrejte dhe ata qe paguajne sigurimet, nuk marrin kujdesin e duhur”, tha Rama.