E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i muzikës së dhomës risjell trion nga Austria

Kjo ishte hera e dytë që instrumentistët Wolfgang David (violinë), Wolfgang Panhofer (violonçel) dhe Gotlieb Wallisch (piano), me një përvojë të gjatë në koncerte në vende të ndryshme të botës, marrin pjesë në këtë event që organizohet nga violinistja Nevila Kalaja.

Në koncertin e mbrëmjes së kaluar në galerinë e arteve “Jozef” artistët nga Austria kishin përzgjedhur një program veprash, me një shtrirje të gjatë kohore. Pianisti Gotlieb Wallisch interpretoi fillimisht Sonatën në Do mazhor dhe një kohë Allegro nga Ëolfgang Amedeus Moxart (1756 -1791).

Mjaft profesional dhe i saktë në lojën e tij edhe violonçelisti Wolfgang Panhofer, i cili kishte programuar Sonatë për violonçel solo nga Egon Ëellesz (1885 -1974).

Sonatina për violinë e piano I Franc Schubert erdhi nga dueti i koncertistëve David-Wallisch.

Artistët austriakë fituan duartrokitjet e publikut të pranishëm veçanërisht në interpretimin e Trios nr 2 nga Dmitrij Dimitriev Schostakovitch (1906-1975). Partiturat e kompozitorit të famshëm mbërritën te spektatorët përmes lojës së mrekullueshme të instrumentistëve me përvojë, të cilët përveçse kanë studiuar në shkollat më të mira të Evropës janë përballur me publikun në qindra koncerte.

Edicioni i 6-të i festivalit ndërkombëtar të muzikës së dhomës, pas katër koncerteve në odeonin “Nikolin Xhoja” dhe në galerinë “Jozef”, do të mbyllet të hënën në mbrëmje me koncertin e Orkestrës së Dhomës “Aleksandër Moisiu”, në sallën e pallatit të kulturës së qytetit. /Start/

                                                                                             2011-10-16 09:20
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›