E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Papa Gjon Pali II mik i cmuar i shqiptareve

Kryeministri mori pjese ne celjen e nje ekspozite per nder te 33-vjetorit te Pontifikimit te Papes

Kryeministri Sali Berisha perkujtoi dje figuren e Papa Gjon Palit II duke e quajtur ate nje nga miqte me te cmuar te historise se shqiptareve. Kreu i qeverise mori pjese dje ne celjen e ekspozites se organizuar me rastin e 33-vjetorit te Pontifikimit te Papa Gjon Palit II nga Ambasada polake ne Shqiperi. Gjate fjales se tij Berisha theksoi se Papa Gjon Palit II kujtohet si nje nga personazhet kryesore qe i dha kuraje kombeve te shtypura per lirine e tyre. Ne nderojme 33-vjetorin e Pontifikatit me te ndritur ne historine e gjate te Vatikanit dhe te Kishes Katolike 33-vjetorin e Pontifikatit te lirise se kombeve te shtypura. Ky pervjetor eshte i rendesishem per njerezit ne mbare boten per katoliket myslimanet dhe njerezit e te gjitha besimeve sepse ne krye te Selise se Shenjte Zoti solli Papen e Lirise Papa Gjon Palin II deklaroi Berisha duke shtuar se ai ishte edhe dhurata me e madhe qe kombi polak i ka bere njerezimit. Sipas Berishes Papa Gjon Pali II udhehoqi jo vetem Kishen Katolike por frymezoi popujt e shtypur te Europes ne perpjekjet e tyre per liri dhe dinjitet njerezor. Mesazhi i tij hyjnor drejtuar polakeve por jo vetem polakeve por te gjithe popujve te shtypur Mos kini frike do te mbetet thirrje e perjetshme per liri per te gjithe ata te cilet vuajten nga regjimet shtypese dhe barbare kujtoi Kryeministri. Por kreu i qeverise e lidhi ngushte qendrimin e Papes me ngjarjet qe popullsia shqiptare perjetoi rreth 20 vite me pare kur hodhi poshte komunizmin dhe kaloi ne pluralizem. Per shqiptaret Papa Gjon Pali II eshte nje nga miqte me te medhenj me te cmuar ne tere historine e tyre kombetare. Ne takimin tim te pare ne vitin 91 me Atin e Shenjte ne Seline e Shenjte ai do te me rrefente se lutej cdo dite per Shqiperine u shpreh Kryeministri. Sipas tij askush asokohe nuk kishte ndjekur me me vemendje me me perkushtim tragjedine e madhe te shqiptareve nen regjimin e Enver Hoxhes. Ne kete kuader kreu i qeverise kujtoi edhe faktin se vizita e pare e Papes ne rajonin e Ballkanit u be pikerisht ne Shqiperi nje vizite unike kjo ne historine e vendit tone. Ndjenjat e tij miqesore dashurine e tij per Shqiperine e shqiptaret do ta deshmonte me viziten e tij te pare ne Ballkan duke perzgjedhur Shqiperine si vendin e pare te rajonit per tu vizituar nje vizite njeditore por unike ne historine e Vatikanit dhe te te gjitha Pontifikateve vuri ne dukje kreu i qeverise. Ai zbuloi se pas vizites zyrtare ne nje bisede private Papa i kishte thene se ajo dite kishte qene per te nje dite ringjallje. Kjo ishte e vertete sepse ne Shkoder shuguroi per Ipeshkv Imzot Frano Illia i cili ate dite 24 vite me pare ne nje gjyq farse te diktatures kishte marre komunikimin e gjykatesit se denohej me vdekje. Po keshtu ne kete vizite Papa Gjon Pali II shuguroi Katedralen nje nder me te medhate ne Ballkan dhe qe gjate regjimit ishte shnderruar ne palester magazine dhe destinacione te tjera kujtoi Berisha. Sipas tij shenjterimi i kesaj figure do te ishte nder per te gjitha kombet qe duan lirine pavaresisht nga besimi i tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›