E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Te adresohet vlefshmeria e votes se gabuar

Hija e 8 majit

Reforma zgjedhore mbetet kerkese kryesore e partnereve nderkombetare ndaj Shqiperise. Apeli eshte perseritur edhe dje ne Vjene ne mbledhjen e Keshillit te Perhershem te OSBE-se nga i ngarkuari me pune i SHBA-ve Gary Robins. Duke mbajtur nje fjale pershendetese per numrin dy te qeverise shqiptare Edmond Haxhinasto Robins ka kerkuar permbushjen e rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it te hartuara pas zgjedhjeve te 8 majit per te cilat madje ai ka deshmuar nje njohje te detajuar. Raporti pergjithesisht pozitiv i ODIHR-it per zgjedhjet lokale te 8 majit eshte deshmi e progresit te Shqiperise por raporti ben edhe disa  verejtje per kete proces. Ne inkurajojme permbushjen e plote te rekomandimeve te raportit te OSBE-se vecanerisht verejtjet per Kodin Zgjedhor me qellim qe te adresohet vota e vlefshme ne kutine e gabuar qe te adoptohen procedurat per perfshirjen e votave te tilla ne tabelen e rezultateve dhe zhvillimi i procedurave te vazhdoje ne rastet e mosperputhjeve kur numri i votave te hedhura e kapercen numrin e votave te nenshkruara ne listen e votimit - tha Robins. Ai ka prekur nje problem konkret te zgjedhjeve te fundit lokale per te nenvizuar nevojen e saktesimeve ligjore. Vetiu kjo verejtje e perfaqesuesit amerikan ripohon natyren e dyshimte dhe jokorrekte nga ana juridike te procesit zgjedhor ne Tirane i cili provokoi permbysje rezultati me proceduren e rivleresimit te fleteve te votimit te gjetura ne kutine e gabuar. Nisur nga keshilla e pergjithshme per saktesim ligjor eshte e kuptueshme qe praktika shqiptare ne kete drejtim te jete vetesherbyer si nje precedent apo kazus juridik per problemet zgjedhore per te cilat ne procedure mesa duket kerkohet qartesim dhe detajim. Por sugjerimet e Robins kane edhe vleren politike ne debatin e brendshem ne Shqiperi perderisa aktualisht konsensusi per Kodin e ri ende nuk po arrihet. Teksa shumica kerkon asistencen e Komisionit te Venecias perfaqesuesi amerikan ne OSBE nuk ka munguar te keshilloje ministrin e Jashtem shqiptar me ide konkrete. Kodi Elektoral duhet gjithashtu te perfitoje nga rishikimi i votave perfundimtare te kontestuara dhe te procedurave per kontestimin e votave. Ne gjithashtu inkurajojme te gjitha partite politike qe te heqin dore nga retorikat politike ndarese ne favor te dialogut konkret politik per te rritur besimin e popullit shqiptar ne sistemin e tyre demokratik - eshte shprehur ai. Nuk ka kaluar pa u permendur prej tij edhe situata e krijuar ne 21 janar dhe roli i OSBE-se per uljen e tensionit mes paleve ne nje rol moderator qe Shqiperise i njihet paradoksalisht ne politiken e saj te jashtme rajonale.

Te rishikohet formula e perberjes se KQZ-se. Ky eshte rekomandimi i OSBE-se dhe ODIHR-it per vitin 2009 pas zgjedhjeve parlamentare te 8 majit. Ne raportin final te nxjerre nga OSBE-ja dhe ODIHR-i per here te pare kerkohet ndryshimi i KQZ-se duke e cilesuar si te deshtuar ceshtjen e krijimit te nje institucioni me perfaqesues politike. Formula e kompozimit te KQZ-se mund te rikonsiderohet me qellim rritjen e besimit ne pavaresine dhe paanshmerine e zbatimit te Kodit Zgjedhor - thuhet ne rekomandimin numer 3 te raportit final per zgjedhjet e 8 majit. Ndersa vemendja tjeter e rekomandimeve fokusohet te ceshtja e fleteve te votimit te hedhura gabimisht ne kutine e gabuar. Kodi te amendohet sa i takon adresimit te vlefshmerise se fleteve te hedhura ne kutine e gabuar procedurave per perfshirjen e tyre ne tabelen e numerimit dhe procedurat per rastet kur numri i votave eshte i ndryshem nga ai i votuesve ne tabele - thuhet ne rekomandimin numer 6. Nje risi ne keto sugjerime eshte qe ne procesin e ankimimeve te shmanget KQZ-ja dhe te kalohet direkt ne gjykate per sa i takon tabulimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›