E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Papa Gjon Pali, mik i madh i shqiptarëve

Nga vizita e Papa Gjon Palit të II-të në Shqipëri ne vitin 1993

TIRANE- Kreu i qeverisë, Sali Berisha gjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës që shënon 33 vjetorin e pontifikimit të Papa Gjon Palit të II-të, tha se Papa Vojtila është një nga miqtë më të mëdhenj të shqiptarëve në tërë historinë.

Mesazhi i tij për popullin polak dhe jo vetëm, por për të gjithë popujt e tjerë; Mos kini frikë do të mbetet thirrje e përjetshme për liri, për të gjithë popujt që vuajnë nga regjimet shtypëse, tha kryeministri.

Për shqiptarët, Papa Gjon Pali i II-të është një miqtë më të mëdhenj më të cmmuar në tërë historinë. Në takimin tonë të parë në vitin 91, në selinë e shenjtë do të më rrëfente se ai lutej çdo ditë për Shqipërinë. Askush asokohe nuk kishte ndjekur më me vemendje me përkushtim tragjedinë e madhe të shqiptarëve nën regjimin e Enver Hoxhës- tha kryeministri.

Vizita e tij një ditore në Shqipëri, ka qenë unike, shtoi më tej Berisha duke thënë se ndjenjat e tij miqësore ndaj Shqipërisë do ti dëshmonte duke zgjedhur Shqipërinë për vizitën e tij në Ballkan.

Ekspozita është hapur sot në qendrën kulturore Don Bosko me mbështetjen e ambasadës polake, për të shënuar pontifikimin e Papa Gjon Palit të II-të.

Ekspozita përbëhet nga 70 fotografi të cilat kanë fiksuar momente nga vdekja e Papës dhe reagimin e opinionit botëror.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›