Remzi Hoxha mberrijne nga Italia deshmite e tre ish punonjesve te SHIK

TIRAN- Ne seancen e sotme per dosjen Remzi Hoxha kane mberritur ne Gjykate tre leterporosi nga Italia.
Ne to jane tre deshmite e ish-punonjesve te ish Sherbimit Informativ Kombetar te Lezhes ne ngarkim te 4 te pandehurve per rrembimin torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes.
Ndonese ende nuk ka detaje rreth asaj qe ka mberritur mesohet se deshmite i perkasin shefit te SHIK te Lezhes ne ate kohe dhe te ciftit Flora dhe Gjoke Hasanaj punonjes te SHIK ne bazen Vain te Lezhes. Vend ku u torturua dhe me pas u zhduk biznesmeni shqiptaro- maqedonas.
Ne proces per kete dosje jane Arben Sefgjini ish-drejtori i SHIK per degen e Tiranes Ilir Kumbaro ish-drejtor i SHIK ne Drejtorine Qendrore dhe Avni Koldashi ish-shef i bazes se vezhgimit.
Ish SHIK-asi Ilir Kumbaro lihet serish i lire pagoi 10 mije sterlina
LONDR- Ilir Kumbaro eshte lene serish i lire nga Gjyakta e Apelit Londer. Gjykata pranoi nje garanci pasurore prej 10 mije sterlinash si dhe mori parasysh moshen semundjet dhe qendrimin 15 muajsh ne burg gjate procesit te shkuar te ish-SHIK-asit Ilir Kumbaro.
Gjykata vendosi instalimin e nje pajisjeje elektronike ne kemben e Ilir Kumbaros e cila do te monitoroje te gjitha levizjet e tij si dhe e detyroi ate qe te paraqitet 3 here ne jave ne stacionin policor te Fullham.
Ne vleresimin e saj Gjykata nuk mori parasysh pretendimet e perfaqesueses ligjore te shtetit shqiptar Clair Dobin e cila tha se lirimi me kusht shton mundesite e largimit te Kumbaros.
Gjate seances se sotme Ilir Kumbaro nuk ishte i pranishem ndersa u perfaqesua nga avokati i tij John Jones i cili kembenguli se klienti i tij quhet Shaqa Shatri dhe jo Ilir Kumbaro.
Ilir Kumbaro u arrestua javen e shkuar ne baze te nje flete arresti nderkombetar leshuar nga Gjykata e Krimeve te Renda ne Tirane
Seanca e ardhshme u caktua te mbahet me 1 tetor.
Arrestohet ne Angli ish- kreu i SHIK-ut i akuzuar per rrembimin keqtrajtimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro- maqedonas Remzi Hoxha si dhe keqtrajtimin e Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Lajmi eshte bere i ditur dje nga mediat angleze ndersa eshte konfirmuar per Shekullin edhe nga nje prej avokateve te tij qe e perfaqesojne ne procesin penal ne Shqiperi. Nderkaq burime te Policise Shqiptare konfirmuan ekzekutimin e urdhrit te arrestit te Interpolit per llogari te shtetit shqiptar. Po sipas te njejtave burime mesohet se Kumbaro eshte arrestuar pas 1 jave vezhgimi nga policia londineze Scotland Yard per llogari te drejtesise shqiptare pas nje urdher arresti te dyte nderkombetar si dhe mases se sigurise arrest me burg dhene nga gjykata e Larte. Me pare policia londineze kishte arrestuar Kumbaron po per llogari te shtetit shqiptar ne baze te nje urdher arresti nderkombetar ndaj tij te nxjerre nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda per disa akuza ndaj tij. Urdhri i pare i arrestit nuk u ekzekutua nga gjykata angleze per shkak se vendimi i meparshem i arrestit i dhene ne Shqiperi u rrezua ne Gjykaten e Larte per shkak se nuk ishte rifreskuar. Kjo beri qe autoritetet angleze ta linin te lire Kumbaron i arrestuar ne Londer me emrin Shaqa Shatri i cili i perkiste nje shtetasi kosovar nga Prizreni. Pala britanike tashme eshte duke pritur kerkesen e dyte te pales shqiptare per ekstradimin e ish-kreut te shikut brenda muajit gusht. Ilir Kumbaro akuzohet per nje sere akuzash qe kane te bejne me rrembimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes torturimin e Zizo Kristopullit dhe Avdyl Loshajt perfshi shperdorim detyre nderkohe qe ne dosjen e Remzi Hoxhes jane perfshire dhe emrat e agjenteve Arben Sefgjini Budjon Mece dhe Avni Koldashi.