Berisha: Parlamenti çdo lëshim për opozitën
Sipas kryeministrit, çdo kërkesë e opozitës do të plotësohet, vetëm nëse nuk cenohet ligji.
“Parlamenti do të bëjë çdo lëshim që nuk cenon ligjet e vendit. Nëse ne bëjmë kompromise për t’i vënë kazmën shtetit ligjor, kjo është gjëja më e rëndë që mund të bëjmë. Ftoj opozitën të vijë në Kuvend, të ketë shumicën në komision. Unë kam qenë dhe jam i vendosur që ti njoh opozitës të drejtën e vendimarrjes. Si pozita dhe opozita, nuk kanë fuqi gjyqësore”, tha Berisha gjatë një konference për shtyp.
Kryeministri e ka ftuar kreun e PS-së, Rama që të paraqesë të gjitha çështjet në Prokurori, pasi sipas Berishë, vetëm Prokuroria ka tagrin për të marrë hetimet e duhura.
Berisha ka kundërshtuar edhe protestat e opozitës në një moment të tillë me rëndësi për shqiptarët, siç është procesi i liberalizimit të vizave. “Tashmë vendimi dihet, pasi Rama nuk do të mund të bindë Evropën me protesta. Opozita të jetë pjesë e këtij procesi me rëndësi, i cili vetëm një herë ndodh”, tha kreu i mazhorancës në pushtet.