PDIU Idrizi Perfaqesim ne disa bashki e komuna
Kreu i PDIU-se Shpetim Idrizi gjate nje takimi me mbeshtetesit e tij ne qytetin e Fierit kerkoi qe konsulli grek i Korces te shpallet person non grata pasi rikthimi i tij ne vendin e punes eshte nje akt i paprecedent ne diplomaci. Ndersa ka shkuar ne Fier per te hapur fushaten zgjedhore te 8 majit Idirzi ka deklaruar per nje pjesemarrje te gjere ne zgjedhje te forces qe ai perfaqeson. Gjate fjalimit te tij Idrizi tha se PDIU eshte nje parti kombetare dhe do te perfaqesohet me kandidatet e saj per disa bashki dhe dhjetera komuna ne zgjedhjet e 8 majit. I kerkojme sot publikisht qeverise shqiptare te shpalle non grata konsullin grek. Rikthimi i tij prape ne pune eshte nje akt edhe me i rende se sjelljet e tij shoviniste. Rikthimi i tij vret dinjitetin e cdo shqiptari - tha Idrizi. Kryetari i PDIU-se theksoi se do te pershkallezoje reagimet ne rast se kjo kerkese e te gjithe shqiptareve nuk realizohet. Ai u beri thirrje te gjithe shqiptareve qe te bashkohen me PDIU-ne ne emer te nje kauze te madhe sic eshte ceshtja kombetare dhe ceshtja came. Ne do te jemi partia e integrimit te shqiptareve ne familjen e madhe evropiane duke permbushur keshtu aspiraten e kahershme te rilindasve tane te cilet thoshin per ne shqiptaret se dielli lind andej nga perendon. Ne besojme ne institucionet evropiane e mbeshtetemi ne Konventen Evropiane te te Drejtave te Njeriut qe eshte edhe flamuri yne. Ne do te jemi parti e unitetit te kombit shqiptar kudo qe jetojne shqiptaret ne Shqiperi Kosove Maqedoni Mal te Zi Cameri dhe diaspore - tha Idrizi.