E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Shkelja e afateve te qendrimit na penalizon Ledi Koraqi

Elbasan-Ministri i Brendshem Lulzim Basha zhvilloi dje nje takim me studentet e Universitetit Aleksander Xhuvani te Elbasanit duke percjelle permes tyre gjithe informacionin e duhur ne lidhje me perfitimet dhe detyrimet e udhetimit pa viza ne vendet e hapesires Shengen. Ministri Basha tha ne kete takim se vendimi historik per levizjen e lire ne hapesiren Shengen qe pritet te behet realitet shume shpejt duhet te trajtohet me dinjitet dhe pergjegjesi historike nga te gjithe qytetaret shqiptare. Ai ftoi studentet e Universitetit Alekasander Xhuvani te behen pjese e fushates informuese qe ka ndermarre qeveria shqiptare. Tani levizja e lire nuk eshte me nje enderr dhe brenda pak javesh presim te jete realitet por eshte shume e rendesishme menyra sesi ne do ta trajtojme kete te drejte raporti qe ne do te vendosim me kete liri te munguar dhe se shpejti te fituar ne radhe te pare per vete kete te drejte te qytetareve shqiptare ne raport me kontinentin evropian dhe ne radhe te dyte per rrugen qe mbetet per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian tha Basha. Per kete arsye shtoi ai ne kemi bere nje fushate publicitare qe ka nisur prej kohesh me spote televizive panflete etj. Por asgje nuk eshte me e rendesishme se sa nderveprimi qytetar per te diskutuar dialoguar dhe shpjeguar per te shmangur cdo keqkuptim se cfare do te thote heqje vizash apo levizje e lire vuri ne dukje gjate ketij takimi Ministri i Brendshem. Takimi me studentet e Universitetit Aleksander Xhuvani u zhvillua ne trajten e nje bashkebisedimi ku studentet moren pergjigje mbi interesimin e tyre lidhur me pajisjen e qytetareve me pasaporta biometrike afatet e qendrimit ne zonen Shengen penalizimet ne rast te mosrespektimit te afateve etj. Me liberalizimin e vizave nuk do te duhet me te shkohet ne ambasada apo konsullata por duke pasur pasaporte biometrike mund te levizet lirshem ne te gjithe hapesiren Shengen me perjashtim te Britanise se Madhe dhe Irlandes. Vec 25 vendeve anetare te BE-se dhe te hapesires Shengen mund te levizet lirshem edhe ne 3 vendet e asociuara qe nuk jane ne BE ne Zvicer Islande dhe Norvegji. Ministri Basha u dha studenteve nje informacion te qarte edhe ne lidhje me ditet e qendrimit ne hapesiren Shengen dhe afatet kohore qe duhet te respektohen. Ne qofte se qendrimi eshte brenda 90 diteshit per gjashte muaj pra ne total brenda nje viti kalendarik jo me shume se gjashte muaj qendrim ne vendet e hapesires Shengen atehere ky regjim i liberalizuar e mundeson kete tha Basha. Cdo shkelje e ketij afati sjell penalizimin e personi duke rrezikuar perfshirjen e tij ne listen e zeze qe do te thote qe ai e ka te ndaluar per 5 vjet te levize lirshem ne hapesiren Shengen.
Nese shkelen rregullat nuk perjashtohet as mundesia qe vendi te dale nga lista e bardhe e Shengenit pra qytetareve te saj tu hiqet e drejta te levizin lirisht deklaroi Basha.

Zona Shengen eshte krijuar ne baze te nje marreveshjeje mes Belgjikes Gjermanise Luksemburgut Holandes dhe Frances ne vitin 1985. Marreveshja eshte nenshkruar ne qytetin Shengen Luksemburg. Zgjerimi i fundit i zones Shengen ishte nga fundi i vitit 2007 me pranimin e Estonise Lituanise Letonise Maltes Polonise Sllovenise Sllovakise Hungarise dhe Cekise.

Lista e vendeve te hapesires Shengen
Me liberalizimin e vizave qytetaret mund te levizin lirshem duke pasur nje pasaporte biometrike ne keto shtete Austri Belgjike Bullgari Qipro Republika Ceke Danimarke Estoni Finlande France Gjermani Greqi Hungari Islande Itali Letoni Lituani Luksemburg Malte Holande Norvegji Poloni Portugali Rumani Sllovaki Slloveni Spanje Suedi Zvicer. Por duke pasur pasaporte biometrike mund te levizet lirshem ne te gjithe hapesiren Shengen me perjashtim te Britanise se Madhe dhe Irlandes. Vec 25 vendeve anetare te BE-se dhe te hapesires Shengen mund te levizet lirshem edhe ne 3 vendet e asociuara qe nuk jane ne BE ne Zvicer Islande dhe Norvegji.

Levizja pa viza pritet te ndodhe ne 19 dhjetor
Ne 8 tetor Parlamenti Evropian dha voten pro per levizjen e lire te shqiptareve. Raporti i cili mori mbeshtetjen e forte te eurodeputeteve ka edhe nje prove te fundit ate te votimit ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave te Bashkimit Evropian qe do te zhvillohet me 7-8 nentor. Nderkohe qe levizja e qytetareve shqiptare lirisht dhe pa viza ne vendet e BE do te behet realitet jo me vone se 19 dhjetori i ketij viti. Kjo pasi sipas procedurave me votimin ne 7-8 nentor vendimi per te hyre ne fuqi kerkon 20 dite duke mundesuar keshtu levizjen e lire per te gjithe shqiptaret ne dhjetor muajin e festave. Pas vendimit te ministrave te Brendshem liberalizimi i vizave hyn ne fuqi 20 dite nga publikimi ne fletoren zyrtare te BE-se. Qe nga momenti i vendimit te 8 nentorit do te duhet nje periudhe kohe prej 3-4 jave deri sa te gjitha pikat kufitare te vendeve te Shengenit te lajmerohen per vendimin qe ben te mundur levizjen e lire te qytetareve shqiptare ne kete hapesire. Keshilli i Ministrave te Bashkimit Evropian duhet te miratoje me dy te tretat e anetareve liberalizimin e regjimit te vizave me Shqiperine. Heqja e vizave mes Shqiperise dhe zones Shengen perfshin 25 vende te BE-se dhe 3 vende te asociuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›