Topalli ambasadore e pare e UNICEF per te drejtat e femijeve
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mori dje titullin Ambasadore e Pare e UNICEF per mbrojtjen e te drejtave te femijeve ne Shqiperi. Titulli ju dha dje gjate aktivitetit te organizuar me rastin e 1-vjetorit te linjes kombetare ALO 116 linje e krijuar nga shoqata per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve CRCA. Ne ceremonine e zhvilluar ne kryeqytet kane qene te pranishem perfaqesues te UNICEF-it dhe autoritete te tjera ne vend. Drejtori i UNICEF gjate dorezimit te titullit i shprehu kryeparlamentares mirenjohje per angazhimin e saj ne ceshtjet e te drejtave te femijeve dhe mbrojtjen e tyre. Nga ana e saj Topalli e konsideroi kete titull nje pergjegjesi te madhe. Une deshiroj te falenderoj ne menyre te vecante UNICEF-in per punen e jashtezakonshme qe ka bere gjate te gjithe kesaj periudhe me mbeshtetjen e dhene edhe ne pikepamjen infrastrukturore per ti dhene sherbimet me te mira femijeve tha Topalli. Ajo vleresoi domosdoshmerine e kesaj linje e cila gjate nje viti ka pasur 140 mije telefonata cka tregon se femijet duan te flasin per problemet dhe shpesh here per denoncimin e dhunes qe ushtrohet ndaj tyre. Bashke me Topallin edhe futbollisti Lorik Cana mori titullin si ambasador i UNICEF.