E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parada e gay-ve serbe ne Beograd perplaset me protestuesit bilanc lufte me mbi 57 te plagosur

10-10-2010 / Evropa e Lire

Digjet selia e partise se Tadic se kishte mbeshtetur tubimin e homoseksualeve


Nje parade homoseksualesh serbe sot ne Beograd u be objekt sulmesh fizike te protestueseve te cilet kundershtuan tubimin e cifteve te te njejtit seks. Perkunder forcave te medha policore per organizimin e parades se homoseksualeve ne Beograd me shume se pese mije pjesetare te policise serbe nuk arriten ti pengojne incidentet. Mediat lokale njoftuan se kundershtaret e tubimit i sulmuan kordonet e policise e cila ne disa raste reagoi duke perdorur gaz lotsjelles. Ne perleshjet e sotme ne rruget e Beogradit jane plagosur 57 njerez ka thene zedhenesi i qendres urgjente te spitalit kryesor. Ne mesin e te lenduarve 47 jane police nga te cilet njeri eshte plagosur rende. Nje civil gjithashtu ka marre plage te renda ne koke. Me heret gazetari i Radios Evropa e Lire Xhejms Kircik James Kirchick u lendua lehte ne qender te Beogradit kur nje kundershtar i parades se homoseksualeve e goditi ne koke teksa fotografonte nje grup njerezish qe perpiqeshin te depertojne ne vendin ku ishin tubuar pjesemarresit e parades. Rreth nje ore para fillimit te protestes e kalova kordonin policor qe te bej disa fotografi te protestes. Aty erdhi nje person i cili provoi te me grushtoje ma mori aparatin dhe u largua. Nuk e di cka ndodhi me te. Tash jam me mire kam nje gervishtje mbi syrin- tha Kircik. Raportohet se kundershtaret e parades jane perpjekur te hyjne ne qendren urgjente ne spital. Gjithashtu njoftohet se ata kane thyer dyqane u kane vene zjarrin kontejnereve te mbeturinave dhe nje autobusi ndersa policine e kane sulmuar me gure dhe objekte te tjera.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›