E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Pashko, një nga themeluesit e PD-së

Në një ceremoni përkujtimore të mbajtur me rastin e 5-vjetorit të ndarjes nga jeta të Gramoz Pashkos, Kryeministri Berisha e cilësoi atë si një nga intelektualët më të shquar, që ka pasur vendi ynë dhe njeriu më liberal i kombit.

“Për mikun tonë, nuk flitet me gjuhën e fjalëve, por flitet me gjuhën e mendimit, me gjuhën e zemrës. Sot ne këtu, që të gjithë ndihemi krenar që patëm një mik si Gramoz Pashko, si njohës, një përsonalitet si Gramoz Pashko, dhe une ndihem i privilegjuar, krenar me njohjen dhe miqësinë time, njërin nga intelektualet me te shquar të kombit dhe të vendit. Mund të mendosh dhe të gjithë ata që kanë patur miqësi e sjellin ndër mënd Gramozin, karakterin, virtytin në të gjitha aspektet, një liberal i shpirtit të lirë”. Ai tha më tej se Pashko është një nga themeluesit kryesor të PD, duke shtuar se selia e parë PD-se, që do themelohej pas 45 vitesh diktaturë, ishte shtëpia e Gramoz Pashkos.

Kryeministri shtoi më tej se Pashko ishte hartuesi kryesor i programit ekonomik të opozitës shqiptare në vitet `90, duke thënë se ai është themelues i ekonomisë së tregut në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›