Durrës, bie kulla e vrojtimit, plagoset rëndë 14-vjecari kosovar
DURRËS- Një pushues 14-vjecar nga Kosova ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e sotme në plazhin e Durrësit.
Sipas të dhënave zyrtare, 14-vjecari Bernard Rama nga Mitrovica është goditur nga njëra prej kullave të vrojtimit në këtë bregdet, e cila ka rënë si pasojë e erës së fortë.
Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur Rrota e Kuqe, rreth orës 17:30. Goditja ka qenë e fuqishme për 14-vjecarin, i cili ka pësuar dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore.
Ai është transportuar në spitalin ushtarak. Sipas mjekëve, i plagosuri ndodhet ende në gjendje të rëndë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)