E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: ILDKP, 18 kallzime penale

Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, reagon pas deklaratave të bëra publike nga kreu i ILDKP-së. Nga 5302 deklarata pasurie të zyrtarëve të lartë që ka administruar Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë për vitin 2010, në Prokurorinë e Përgjithshme janë paraqitur gjithsej 18 kallëzime penale nga ILDKP.

Nga këto kallëzime, gjashtë kanë qënë për kryetarë komunash, dy për doganierë, tre për ish doganierë, një ish- deputet, një ish- zevendës ministër, dy punonjes nga drejtoria e Tatimeve, një punonjes nga Ministria e Transporteve, një regjistrues i Pasurive të Paluajtshme, një ish përmbarues.
 

Nga këto, 18 raste të paraqitura, në pesë prej tyre është vendosur mosfillim i procedimit penal, sepse nuk ishin konsumuar masat administrative më parë nga vetë ILDKP, për rastet kur subjektet nuk kishin pranuar të deklaronin pasurinë e tyre, parakusht i domosdoshëm për ushtrimin e ndjekjes penale.  Mbi këtë bazë, janë regjistruar 13 procedime penale nga të cilat, 9 janë çuar për gjykim duke u ngritur akuzat ndaj zyrtareve te kallzuar, tre janë pushuar dhe nje është ende nën hetim.
 

Ndërkaq, Prokuroria e Përgjithshme me këtë rast shpreh vendosmërinë e saj në luftën pa kompromis kundër fenomeneve të korrupsionit në administratën e lartë publike e shtëtërore.

Ndër të tjera, Prokuroria Shqiptare fton Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive të fokusojë hetimin e tij administrativ drejt pasurive të zyrtarëve të nivelit të lartë të administratës publike duke plotësuar në këtë menyrë një nga detyrat që opinioni i BE për Shqipërinë në marrjen e statusit të vendit kandidat, ka përcaktuar për institucionet shtetërore në vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›