Kosove Qeveria i kerkon Gjykates Kushtetuese sqarimin e imunitetit te deputeteve
Qeveria e Kosoves vendosi ti kerkoje Gjykates Kushtetuese qe te sqaroje ceshtjen e imunitetit te deputeteve te Parlamentit te Kosoves por edhe zyrtareve me te larte te vendit perfshire presidentin dhe kryeministrin.
Vendimi i cili u be publik sot nga kryeministri i Kosoves Hashim Thaci pasoi debatet qe nxiti nje kerkese te Misionit te Bashkimit Evropian drejtuar Parlamentit te Kosoves per te miratuar nje Rezolute me te cilen do ti kerkohej qeverise qe te kerkoje nje opinion te Gjykates Kushtetuese lidhur me imunitetin e deputeteve qe jane nen hetime.
Kerkesa ishte refuzuar nga kryetari i Parlamentit te Kosoves Jakup Krasniqi sipas te cilit ajo nuk ishte e bazuar ne ligj ne Kushtetute dhe as ne rregulloren e punes se Parlamentit dhe se sipas tij qeveria ka te drejte te kerkoje opinion nga Gjykata Kushtetuese pa kerkuar mendimin e Parlamentit.
Refuzimi i zotit Krasniqi nxiti reagime edhe te diplomateve amerikane te cilet thane se qendrimet e tilla mund te demtojne marredheniet e Kosoves me komunitetin nderkombetare.
Kryeministri Thaci tha se vendimi i qeverise se tij ushtron ndikim te drejtperdrejte ne funksionimin demokratik te institucioneve te Republikes se Kosoves dhe eshte ne pajtim me vizionin e saj per integrimet euroatlantike.