Bajern bie ne Mainc

Bundesliga mendohej një kapitull i mbyllur deri dy javë më parë. Kaq i plotfuqishëm ishte dukur Bajerni i Mynihut dhe kaq të dobët rivalët e tij. Por, tashmë gjendja ka ndryshuar, sidomos pas dy humbjeve radhazi.
Disfata 0-1 me Dortmundin u la pas, veçse në radhë priste ndeshja e Maincit, një përballje që Bajerni prej vitesh e ka pasur të vështirë. Sërish doli e vështirë, madje e pamundur. Ivanshic kaloi në epërsi skuadrën vendase në 25’, veçse bavarezët arritën të barazonin në 56’ kur Daniel Vn Bujten realizoi me kokë.
Nuk kaluan shumë minuta dhe Mainc sërish realizoi. Një gjuajtje e shkëlqyer e Marko Kaligiurit befasoi Manuel Nojerin dhe përfundoi në cepin e poshtëm të portës. Nuk mbaroi me kaq, pasi Niko Bungert shfrytëzoi hutimin e mbrojtjes mike për të shënuar me kokë pas një krosimi nga e majta. Ishte minuta e 74-ët, porse ndeshja nuk kishte përfunduar.
Bajerni shënoi sërish me Van Bujtenin, edhe një herë me kokë pas një goditjeje dënimi të Toni Krosit , por 11 minutat e fundit nuk mjaftuan që Bajern të barazonte. Mainc fiton dhe gëzon.
Në krye të Bundesligës janë dy Borusias, Dortmund dhe Mynshengladbah. E para, kampionia në fuqi, fitoi 2-0 derbin me Shalken, ndoshta derbin më të madh në Gjermani. Levandovski shënoi me kokë pas goditjes së dënimit të Marsel Shmelcerit që në nisje të takimit, ndërsa në pjesën e dytë realizoi Felipe Santana, megjithë përpjekjet e portierit mik.
Mynshengladbah fitoi 3-0 në Këln, që të premten. Majk Hanke ishte njeriu i ndeshjes duke shënuar dy gola, ndonëse i shkëlqyer si gjithnjë ishte Marko Rojs. Një tjetër gol u shënua me goditje dënimi nga Huan Arango.
Dortmund e Mynshengladbah kanë nga 29 pikë, ndërsa Bajerni ka 28 pikë