Pikat kufitare shtohen kontrollet per personat e kerkuar
Rriten kontrollet për persona në kërkim në pikat e kalimit kufitar. Falë implementimit të programeve të përpunimit të të dhënave policore në pikat e kontrollit, vetëm për portat verilindore hyrëse të vendit që I takojnë qarkut të Kukësit janë kapur 67 persona në kërkim.
Sipas drejtorit të drejtorisë rajonale të kufirit dhe Migracionit në Kukës, Agron Baliaj, shërbimet e policisë ia kanë dalë të përballojnë një fluks të madh kalimesh pa lënë pas kontrollet dhe kapjen e personave të kërkuar goditjen e kontrabandës si dhe personat që tentojnë të përdorin dokumente false.
Personat në kërkim rezultojnë të jenë implikuar në aktivitete të ndryshme kriminale, por një pjesë e mirë e tyre akuzohen për krime të rënda.
Arritjet në kapjen e personave në kërkim dhe bashkëpunimi policor ndërkombëtar vlerësohet edhe nga Drejtori I bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit, pranë ministrisë së brendshme të Kosovës, Veton Elshani.
Përveçse goditjes së rasteve të konstatuara të kriminalitetit apo zbulimin e kapjen e personave në kërkim për llogari të shtetit shqiptar, policia e shtetit është kthyer në partner të rëndësishëm për policinë e Kosovës për kontrollin dhe zbulimin e kërkuarve ndërkombëtar edhe për llogari të palës kosovare, përsa kohë këta të fundit nuk kanë qasjen në sistemet e INTERPOLIT.