E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Pavaresia e institucioneve, eshte objektivi im

TIRANE - Me tone te qeta kreu i qeverise jo vetem ka garantuar pavaresine e institucioneve te pavarura, si gjyqesori dhe prokuroria, por ka gjetur momentin dhe per te kthyer pergjigje indirekte ne lidhje me akuzat e bera ne drejtim te tij. Ne nje konference te posacme per mediat, kryeministri Berisha deklaroi dje se pavaresia e institucioneve mbetej nje nga motivet kryesore te jetes dhe qeverisjes se tij. Ne kete kuader kreu i qeverise pranoi se punonte per te permiresuar cdo dite jeten e thjeshte te qytetareve shqiptare. Ne lidhje me deklaratat e ardhura nga perfaqesues te ndryshem, qe e akuzonin per nderhyrjen e politikes ne punen e ketyre institucioneve te pavarura, kreu i qeverise Berisha theksoi se ne nje demokraci si ne rastin e Shqiperise, ka mendime dhe qendrime te ndryshme ne lidhje me ceshtje te caktuara. "Tere forca ime qendron ne faktin se une nuk punoj per historine, por punoj per jeten e perditshme te qytetareve te ketij vendi, te cilet kane vendosur tek une besimin me te madh. Natyrisht ne nje vend te lire, te gjitha diversitetet e mendimeve brenda nje spektri te caktuar jane te pranueshme", deklaroi Berisha. Teksa u eshte pergjigjur deklaratave te para disa diteve se "kryeprokurorja Rama do te mbetet ne histori per punen qe po ben ne krye te institucionit qe drejton". Ne kuadrin e institucioneve te pavarura kreu i qeverise, theksoi se kjo pavaresi eshte mundesuar qe ne fillim te viteve 1990, kur shqiptaret rrezuan nje nga regjimet me te egra te liresise dhe pavaresise. Kryeministri Berisha ka vleresuar ligjet per sistemin e drejtesise, te cilat sipas tij, do te jene te praktikave me te mira evropiane dhe askush nuk do te mund t'i krijoj ato per interesa te ngushta personale. "Nje gje dua t`ju siguroj me bindjen dhe vendosmerine me te madhe, se ligjet e ketij vendi do te jene ligjet e standardeve me te mira demokratike. Por ne qofte se kerraba e interesit kerkon t`i terheqe ato nuk do te munde t`i terheqe", deklaroi Berisha. Sipas tij, qeveria eshte e vendosur per te mos lejuar asnje, te abuzoj me pushtetin dhe ta perdor ate per interesa personale. Fatjona Mejdini

Kryeministri: Parimi "heshtja eshte miratim" dhe per administraten

Kryeministri shprehet se parimi "silence is consent" (heshtja eshte miratim) nuk do te thote t`i marresh kompetencat bashkise, pasi ky parim do te zbatohet edhe per administraten qendrore, e cila nuk ka leje ndertimi, por ka shume leje te tjera dhe ne teresine 335 ditesh, ky parim i disiplinon te gjithe faktoret. "Ky parim eshte shume me i madh se nje leje ndertimi, por synon per t`i vene fre korrupsionit dhe burokracise , per t`i vene nje kufizim shtetit. Shteti duhet te kete kufizime dhe keto ligje nuk po i shpikim ne te jeni te sigurt,keto ligje jane praktikat me te mira qe ne po i marrim, ne kemi modele tani dhe ecim sipas modeleve", tha Berisha.

Bashkite

Kryeministri Berisha sqaroi dje se qeveria nuk ka asnje qellim t'i marre kompetenca bashkive dhe komunave ne vend, perkundrazi kerkon t'ia shtoje ato. Sipas Berishes, parimi "heshtja eshte miratim" do te zbatohet edhe per administraten qendrore dhe jo vetem per bashkite dhe komunat ne vend.

15 Perqind Te shumes per nje leje ndertimi sipas Berishes, eshte nje sistem i perdorur nga disa bashki ne vend. Kreu i qeverise, deklaroi se qeveria nuk mund te toleroj me, praktika te tilla abuzive.

7 Projektligje Jane paraqitur nga ana e Ministrise se Drejtesise qe kane te bejne me reformimin e sistemit te drejtesise. Te gjitha keto projekte kane qene jo vetem te debatueshme, por jane cilesuar si cenim i pavaresise se gjyqesorit dhe prokurorise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›