E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet per hakmarrje 48-vjecari Ilir Neziri

TIRANE - Nje plumb ne koke ka mjaftuar, qe dy persona t'i marrin jeten nje 48-vjecari, ne lagjen Kombinat, ne Tirane. Ilir Neziri, 40 vjec, ka nderruar jete menjehere, pasi dy persona te cilet jane larguar me nje motor, ne lagjet e erreta te Kombinatit. E kane qelluar me vetem nje plumb pistolete duke mos i lene asnje mundesi mbijetese. Dyshimet e para te policise jane qe, Neziri te jete vrare per motive hakmarrjeje. Por nuk perjashtohen dhe motive te tjera, si perfshirje ne ndonje aktivitet te paligjshem pasi ai njihej si shperndares lendesh narkotike ne lagjen e tij. Nderkohe qe dyshimet jane se, te kete qene me pare i implikuar ne nje vrasje te ndodhur po ne Kombinat, ku i vdekur ka ngelur Petrit Driza. Sipas te dhenave, Neziri, kishte ndihmuar Altin Hoxhen, per te vrare hasmin e tij, por per mungese provash ai ishte lene i lire. Neziri, dyshohej nga policia sikur kishte ndihmuar Hoxhen qe te vriste Petrit Drizen, i cili ka qene i denuar dhe per "shfrytezim prostitucionit" dhe "vrasje e mbetur ne tentative".

Vrasja

Ekzekutimi i Ilir Nezirit, eshte bere rreth ores 20:35, minuta te mbremjes se djeshme. Mesohet se ai ka qene i vetem duke pire kafe ne nje lokal ne kryqezimin e rruges se "Qelqit", kur nje motor sportiv, shume i shpejte i eshte afruar nga pas. Ne kete moment pasagjeri i motorit ka ngritur doren ne te cilen mbante armen, e llojit pistolete "TT" dhe e ka qelluar vetem nje here ne koke, shenjestren e tij duke i marre. Me pas te dyshuarit, te cilet jane ende te paidentifikuar jane larguar me shpejtesi duke hyre ne rruget e lagjes se Kombinatit dhe duke humbur gjurmet. Burime jo zyrtare pohuan se viktima ka qene shoqeruar disa here si i bashkepunetor ne vrasjen e Petrit Drizes, por per shkak te mungeses se provave ai eshte lene serish i lire.

Hetimet

Policia e Tiranes, ka ngritur menjehere nje grup hetimor, ne lidhje me kete ngjarje, qe ka tronditur kryeqytetin. Te paret qe kane mberritur ne vendin e vrasjes kane qene efektivat e Komisariatit numer 6, te Policise se Tiranes. Keta te fundit kane njoftuar specialistet e sektorit te Krimeve Kunder Jetes dhe Shendetit te cilet jane duke hetuar intensivisht per kete ekzekutim. Policia ka bllokuar ne vendin e ngjarjes disa persona te cilet jane deshmitare okulare te kesaj ngjarjeje te rende. Gjithashtu si prove eshte bllokuar vetem nje gezhoje pistolete e llojit "TT". Policia ka ngritur postbollqe te shuma per te bere te mundur ndalimin e personave te dyshuar si autore, por deri ne mesnate nuk ishte bere e mundur qe te ndalohej njeri.

Dyshimet

Ilir Neziri ka qene dhe me pare i shoqeruar ne polici si bashkepunetor ne nje vrasje, por eshte lene i lire. Ai dyshohej se kishte informuar Altin Hoxhen, mbi te gjitha levizjet e Petrit Drizes, duke kryer disa telefonata me autorin, ne momentet e krimit.

Droga

Agjentet dyshojne se 48-vjecari merrej edhe me shperndarje droge ne Kombinat, madje per keto dyshime ai ishte shoqeruar njehere ne Komisariatin numer 6, por per te shpetuar te atin ishte vetedeklaruar fajtor i biri, qe ishte ndaluar.

Vrasja e Petrit Drizes ne Kombinat

Petrit Driza eshte ekzekutuar disa dite pasi ka lene dyert e burgut, ku kishte vuajtur denimin per plagosjen e Altin dhe Klodian Hoxhes. Vrasja ka ndodhur ne nje lokal ne Kombinat ne rrugen "Llambi Bonata". Driza ka qene duke pire kafe me te dashuren e tij. Te njejtat burime pohojne se i riu nga Prushi i Tiranes ishte me precedente penale. Driza ishte denuar nga organi gjykues per vepren penale te "shfrytezimit te prostitucionit", si dhe ate te "vrasjes se mbetur ne tentative".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›