E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radhe per certifikata elektronike

Njesite bashkiake kane ndryshuar menyren e dhenies se certifikatave, por jo zakonin e vjeter per te vonuar procesin. Edhe pse prej pak muajsh certifikatat jepen elektronikisht, serish radhet jane te pranishme ne te gjitha njesite bashkiake. E fajin per kete nuk e ka aspak metoda, perkundrazi, por vete punonjeset e njesive bashkiake. Ato nuk mund ta harrojne zakonin e vjeter te futjes se njerezve pa radhe, si dhe te "respektimit" te klienteve qe japin leke nen dore.

Radhet

Radhet vazhdojne te jene ende ekzistente. Nese me pare nje gje e tille justifikohej me plotesimin e certifikatave ne menyre manuale, tashme do te ishte e tepert te kishte nje justifikim nga ana e punonjesve te njesive bashkiake. Ne njesite 3 dhe 4, dje nuk kishe ku te hidhje kokrren e molles. Jo vetem qe sportelet ishin mbipopulluar, por edhe ne bordurat prane ketyre njesive, njerezit kishin zgjedhur qe te pushonin sadopak per shkak se kishin shume kohe qe e kalonin duke pritur. E pra, menyra elektronike duket se nuk e ka zgjidhur problemin e veshtiresise per te marre nje certifikate. Ne te vertete ajo mund te kete zgjidhur probleme te tjera si per shembull mundesine e mos falsifikimit, por jo procedurat. ata qe njohin ndonje prej punonjesve te njesive zgjedhin te fusin dokumentet nga dera kryesore, kundrejt ndonje shume te pacaktuar parash, "aq sa t'u linde ne zemer". Dhe hallexhinjte qe nuk njohin njeri vazhdojne te presin. Me se shumti, ata lene punet apo ka raste edhe shkollen, qe te pajisen me dokumentin baze te identifikimit, e nuk mbarojne pune kurre ne kohe. Ankesat jane nga me te shumtat. Banoret e njesive qe shajne punonjeset dhe keto te fundit qe nuk denjojne fare te japin pergjigjen e duhur, por thjesht mbyllin dritaren e vockel te sportelit, duke i rene per shkurt.

Taksat

Nje problem tjeter shqetesues vazhdon te jete pagesa e taksave vendore. Keshtu, edhe nese mund te kesh nje problem emergjent dhe certifikata te duhet patjeter, nuk mund ta marresh nese nuk i ke paguar te gjitha taksat vendore. Madje nje fakt te tille duhet ta verifikosh me ane te nje dokumenti te posacem. Pa pyetur ende se c'sherbim kerkon nje banor ne kete zyre, punonjeset duan te dine nese i interesuari i ka paguar detyrimet tatimore. Pa marre parasysh faktin nese nje banor ka mundesi qe t'i paguaje ose jo, problem perben fakti nese ai ka emergjence per t'u pajisur me nje dokument. Teksa presin qe te marrin certifikata ne ambientet e njesise bashkiake nr 3 dhe nr 4, qytetaret shprehen se u eshte dashur te presin me dite te tera per t'u pajisur me ate dokument. Teksa qytetaret ankohen, punonjeset e gjendjes civile nuk ngurrojne te pergjigjen me arrogance, se ata nuk kane paguar ende taksat dhe se ketu nuk behet fjale per emergjence. Ndersa qytetaret e shohin te pavend kete menyre te mbledhuri te taksave, e cila u duket paksa e "dhunshme". Madje ata shprehen se te afermve te tyre emigrante u jane rrezikuar t'u digjen dokumentet per shkak te nje dokumenti te tille, i cili nuk u eshte dhene nga punonjeset e gjendjes civile pa paguar me pare taksen e pastrimit, te gjelberimit dhe ate te baneses. Me vendim te Keshillit Bashkiak, keto njesi u percaktuan nje vit me pare si agjente tatimore ne mbledhjen e taksave vendore per subjektet familjare.

Vetem 60% u mblodhen taksat ne 2007

Realizimi i te ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore ne total per vitin e kaluar nuk ka qene ne ate mase qe pritej. Edhe pse bashkia e Tiranes urdheroi mbledhjen e tyre ne menyre "te dhunshme", pra duke mos u dhene dokumente nga njesite bashkiake pa paguar detyrimet vendore, serish masa e mbledhjes se tyre ka qene e ulet, ne masen rreth 60 per qind ndaj planit te se ardhurave.

3 Mije Leke eshte vlera e takses se pastrimit. Para se Keshilli Bashkiak te vendoste rritjen e saj, vlera e kesaj takse vendore ishte 2100 leke ne vit. Rritje ka pesuar edhe taksa e gjelberimit. Nga 200 leke qe ishte me pare, ajo ka shkuar ne 400 leke.

20 Prill Ishte afati i fundit per te paguar detyrimet vendore. Nje pjese e tyre jane ndare me keste, dhe afati i fundit per kestin e pare perkon me kete date. Nese nuk paguhen ne kohe, pronaret gjobiten me 25 per qind te vleres se detyrimit

10 Per qind Eshte "shperblimi" qe kane marre pronaret e bizneseve qe kane paguar te gjithe detyrimin vjetor brenda dates 20 prill. Keshtu, 10 per qind eshte ulja qe u behet. Pra, i bie qe pronaret te paguajne 90 per qind te vleres se detyrimit, ne kohe

Taksa e baneses

Taksa e baneses nuk ka pasur asnje ndryshim ne vlere monetare. Ndersa mesohet se eshte futur nje tarife e re. Behet fjale per tarifen e mirembajtjes se rrugeve dhe duhet paguar nga te gjitha automjetet qe futen te rruga e Elbasanit, te Rruga e Kavajes, ne Kombinat dhe ne Dajt.

Jo vetem njerezit e varfer, por edhe te kamurit, madje me poste zyrtare nuk paguajne taksen e pastrimit, te gjelbren dhe taksen e baneses. Nje fakt te tille e kane konfirmuar burime nga bashkia te cilat kane shtuar se vitin e kaluar perqindja e pagimit te ketyre taksave eshte shume e paperfillshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›