E Diel, 1 Nëntor 2026

"Serbia t'i kerkoje falje Kosoves"

"Elita ne Beograd nuk mund te thote se nuk eshte fajtore dhe se fajtor eshte Millosheviqi", thote per radion Evropa e Lire, Radomir Dimiq, kryetar i Nismes per Kosoven Evropiane, Demokratike dhe Shumetnike.

Nje pjese e perfaqesuesve te serbeve te Kosoves e ka kundershtuar vendosjen e EULEX-it, nderkaq, se fundi, eshte propozuar qe ky mision te kete rol neutral ndaj statusit. Sa mund te ndryshoje kjo pozicionin e serbeve ndaj EULEX-it?

Une ne disa raste e kam shprehur publikisht mendimin tim sa i perket EULEX-it. Misioni i EULEX-it do te sjelle stabilitet ne Kosove dhe mendoj se ky mision sjell stabilitet edhe per tere rajonin. Sipas mendimit tim, EULEX-i eshte nje domosdoshmeri, sepse UNMIK-u eshte i tejkaluar. Une prej te pareve e kam perkrahur EULEX-in dhe shtrirjen e tij ne gjithe territorin e Kosoves. Une me nuk jam i vetmuar ne kete ceshtje, sepse keshtu mendojne edhe shume zyrtare nga koalicioni qeverises ne Beograd. Demi do te ishte i madh nese Serbia nuk do ta perkrahte EULEX-in. Mendoj se Serbia ketu nuk ka zgjidhje tjeter. EULEX-i eshte garanci e mire per te gjithe qytetaret dhe per te drejtat e bashkesive etnike. Mendoj se Serbia nuk guxon te mbetet peng i nacionalisteve serbe dhe per shkak te tyre te humbe perspektiven evropiane. Une mund te ve bast se Beogradi vete do te kerkoje qe EULEX-i te shtrihet ne gjithe Kosoven, ngase EULEX-i ne fakt eshte Bashkimi Evropian. Evropa eshte rruga e vetme e pajtimit te te gjithe popujve te Ballkanit, sepse ne i perkasim te ardhmes evropiane te Ballkanit, por ne duhet te ndryshojme qe te hyjme ne familjen evropiane.

Megjithate, nje pjese e serbeve ne veri te Kosoves po nenshkruan peticion kunder pranise se EULEX-it...

Kur eshte fjala per peticionin qe keto dite ne veri te Kosoves po e organizojne Jakshiqi, Ivanoviqi, Joviqi e te tjere, Serbia duhet te lirohet nga keta njerez te vijes se forte, qe do te donin dhune ne Kosove. Serbia nuk do te duhej te kishte kurrfare lidhjeje me keta njerez, sepse nuk duhet mbeshtetur dhunen dhe elementet radikale qe duan dhune dhe trazira.

Sa i demton interesat e komunitetit serb mosuniteti i tyre? Verehet se serbet e pjeses veriore kane nje pozicion tjeter ndaj zhvillimeve politike ne Kosove, krahasuar me ata te pjeseve tjera...

E kam perseritur disa here se e ardhmja e serbeve ne Kosove do te jete e qarte per aq sa ata do te integrohen ne institucionet e Kosoves, si ne kuptimin vertikal, ashtu edhe ate horizontal. Ne kuader te EULEX-it, serbet fitojne ate qe eshte parashikuar edhe me planin e Martti Ahtisaarit dhe me te vertete ajo qe Ahtisaari e ka ofruar per bashkesite etnike, sidomos per ate serbe, eshte nje garanci e mire se ata do te mund te jetojne se bashku me fqinjet e tyre shqiptare.

Megjithate, qe e gjithe kjo te realizohet dhe te zbatohet plani i Ahtisaarit, serbet duhet te kene pozicion tjeter ndaj EULEX-it.

Cka duhet te beje Qeveria e Kosoves dhe faktori nderkombetar qe serbet te kthehen dhe te integrohen ne shoqerine kosovare?

Kthimi i serbeve duhet te jete obligim paresor i Qeverise se Kosoves dhe presidentit. Integrimi i serbeve, integrimi shoqeror, nuk mund te jete deklarativ dhe ne duart e individeve apo nje ministri. Per serbet nuk duhet te brengoset vetem Ministria e Kthimit, por e tere Qeveria dhe institucionet e Kosoves. Mendoj se eshte momenti i duhur qe ne Kosove te vendoset nje institucion i vertete qe do t'i drejtoje serbet ne nje pike kryesore, e ky eshte sistemi i pavarur i sundimit te ligjit, permiresimi i te drejtave te njeriut dhe pakicave dhe i se ardhmes se perbashket evropiane te shqiptareve dhe serbeve. Kjo eshte Kosova. Kosova 'de fakto' qe moti e pavarur, kurse edhe 'de jure'. Gjykata Nderkombetare e Drejtesise e ka ftuar Kosoven qe te deklarohet ne lidhje me nismen e Serbise ne Kombet e Bashkuara, cka flet se 'de fakto' dhe 'de jure' Kosova eshte e pavarur. Kete duhet ta kuptojne serbet e Kosoves. Kete, atyre duhet sqaruar dhe sa me shpejt, qe ta kuptojne se e ardhmja e tyre do te jete me e mire, kurse gjithcka tjeter do te krijonte mjegull.

Cfare roli po luan Beogradi tek serbet e Kosoves kur jane ne pyetje zhvillimet aktuale politike?

Serbia duhet te jape kontributin e vet ne pajtimin e shqiptareve dhe serbeve, ne vendosjen e dialogut mes shqiptareve e serbeve. Nuk mundet elita ne Beograd te thote se ne nuk jemi fajtore, fajtor eshte Milosheviqi. Jo. Ne Kosove kane ndodhur gjera te cuditshme. Pra, edhe populli serb qe ka jetuar ne Kosove, ka pergjegjesi dhe nje pjese te fajit per ate qe u ka ndodhur shqiptareve ne Kosove. Pra, kjo eshte e domosdoshme dhe nuk eshte vetem nje pajtim formal. Beogradi duhet t'i ofroje Prishtines pajtimin qe te vazhdohet tutje. Kete duhet ta beje presidenti i shtetit. Sa me shpejt qe te ndodhe kjo, do t'i hapet rruga Serbise per ne Evrope, por edhe serbeve te Kosoves per ne Evrope.

Ju, edhe ne Kosove jeni duke e pergatitur nje deklarate per pajtim - cka permban ajo dhe kujt do t'ia drejtoni?

Nisma per Kosoven Evropiane, Demokratike dhe Shumetnike po punon intensivisht ne propozimin e deklarates, e cila ka per qellim pajtimin e te gjithe qytetareve te Kosoves. Se shpejti, ne, deklaraten tone do t'ua propozojme dhe dorezojme te gjitha grupeve parlamentare ne Kosove, Qeverise, EULEX-it, si edhe ambasadave me te rendesishme. Qellimi yne eshte qe me te vertete dhe pa improvizime, te provojme te realizojme pajtimin e qytetareve te Kosoves. Vetem keshtu Kosova mund te ece perpara dhe te ndertoje te ardhmen integruese evropiane dhe te ndertoje te ardhmen e vet shumetnike evropiane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›