Sukaj, rruga nga Tirana drejt Shteteve te Bashkuara
Si shume shqiptare qe largohen drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes, edhe familja Sukaj ne fillim u vendos ne "Worcester, Mass, zone me popullsi te gjere shqiptare. Ne kete zone jetonte edhe nje prej miqve te Qemalit, (babai i Rubenes). Goldberg, gjithashtu, ka nje mik shqiptar, i cili ka ardhur ne SH.B.A, ne mes te viteve 1990. Arben Gjino, nje ish-gjyqtar qe mban lidhje me Federaten Shqiptare te Volejbollit kishte marre sugjerimet e duhura nga trajneri i kombetares shqiptare te volejbollit te femrave, qe Rubena, e cila po largohej drejt SH.BA-se, te kishte mundesi qe te stervitej dhe te luante me ndonje ekip, pervec se duhet te shkonte ne shkolles. Ajo u regjistrua ne kolegj ne Janar te vitit 2005 dhe ishte ne gjendje te stervitej dhe te luante me ekipin e Volejbollit "Shqiponjat" gjate veres. Lojtarja shqiptare iu bashkua ekipit me te mberritur. "Rubena mund te godase topin me mjaft shpejtesi," thote Goldberg. "Ajo mund te krahasohet me lojtaret me te mira te vendit ne kategorine ku luan. Ajo mund te kerceje me topin sa nje djale dhe te mbroje shume mire."
Volejbolli ne '80 shkelqente ne vendin tone. Por ka humbur shume nga vitet e arta. Dinamo shkroi historine ne Evrope, me volejbolliste te shquara si Ela Tase, Mimoza Ibrahimi etj. Aktualisht shkollat e mesme dhe Universitetet ne Shqiperi jo vetem qe nuk kane ekipe sportive, por lenda e Edukimit Fizik ekziston ne regjistrat e shkollave. Sekretari i Pergjithshem i Federates Shqiptare te Volejbollit, Leonard Tase shprehet se ne bote programe te tilla qe ndjekin shkollat jane simuluese dhe zhvillojne sportin ne te gjitha drejtimet. Edhe ne Shqiperi duhet ndjekur kjo rruge.